Nje politikan i pazakonte edhe per Ballkanin
NgaRUBEN AVXHIU
Ne historine moderne te Malit te Zi vetem Krajl Nikolla ka qeverisur me gjate se ai por oreve te pushtetit te Milo Gjukanovicit duket se u ka ardhur fundi. Pas dy dekadave te plota Gjukanovici eshte nje nga fytyrat me te konsumuara te politikaneve ballkanike ndonese eshte ende ne moshen kur shumica e politikaneve fillojne te behen te njohur. Gjukanovici dha keto dite doreheqjen nga posti i kryeministrit te Malit te Zi dhe eshte e mundshme qe largimi i tij te kete qene nje nga kushtet per anetaresimin e republikes se vogel ballkanike ne NATO dhe BE. Djaloshi qe zgjodhi politiken ne vend te basketbollit mbi 190 cm i gjate ai ishte nje nga udheheqesit me shtatlarte ne bote Gjukanovici eshte...
nje nga figurat me kontradiktore te Ballkanit. Ish-qehaja i Milloshevicit ne lufterat ballkanike ai u be pastaj nje aleat kyc i NATO-s ne izolimin e Serbise dhe fitoi urrejtjen e Beogradit duke njohur Kosoven e duke pavaresuar Malin e Zi. Ndonese me te lidhet periudha e pare demokratike e vendit Gjukanovici erdhi ne pushtet jo me permbysje demokratike por si nje komunist reformator qe kishte per qellim shpetimin e Partise Socialiste e jo rrezimin e saj. Ai ishte i biri i nje komunisti me pozite dhe perfitoi nga lidhjet e miqesite politike ne rrugen e tij drejt pushtetit.
Veshtire se gjendet ndonje politikan tjeter ne Ballkan qe te jete renduar me me shume akuza per korrupsion se sa Gjukanovici. shte interesante te shihet nese do te kete me ne fund fatin e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader i cili u arrestua se fundi dhe po hetohet per korrupsion. Ne fakt akuzat qe rendojne mbi Sanaderin jane minimale nese i krahason me ato me te cilat eshte perballur Gjukanovici. Mirepo ne politike nganjehere sa me te medha akuzat aq me e mundshme eshte shmangia e perballjes me drejtesine. Ne vend te kesaj Gjukanovici po largohet me nderime si babai i kombit qe shpetoi Malin e Zi nga fati i rrezimit bashke me Serbine e Milloshevicit qe i riktheu pavaresine dhe qe e mbylli karrieren duke negociuar hyrjen e sigurte ne BE dhe NATO.
Gjukanovici eshte kontradiktor edhe per shqiptaret. Ai krijoi nje lidhje personale me kryeministrin Hashim Thaci ne Kosove dhe mbajti premtimin e tij per ta njohur Kosoven si dhe per te lidhur marredhenie diplomatike me te ndonese nje rol te madh ka luajtur ketu presioni amerikan. Ai ndertoi dhe ruajti marredhenie shume te mira me Tiranen ka akuza kjo lidhje se u perforcua nga trafiku qe theu embargon e OKB-se ndaj ish-Jugosllavise.
Mirepo Gjukanovici eshte gjithashtu nje nga figurat me te urryera mes nje pjese te shqiptareve te Malesise qe kerkojne komune te pavarur me te drejta te plota per krahinen e tyre me qender Tuzin. Ndonese shqiptaret e Malit te Zi iu bashkuan ne mase thirrjes se Gjukanovicit per te votuar ne referendumin qe e beri republiken te pavarur nga konfederata me Serbine shume prej tyre e akuzojne politikanin e fuqishem malazez se i beri bisht premtimit per te bere ne shkembim Malesine komune te plote me qender ne Tuz.
Mali i Zi fitoi se fundi statusin e lakmuar te vendit-kandidat per anetar te BE-se e ne kete kuader gjendja e pakices shqiptare kerkon me shume vemendje. Deri vone Mali i Zi ka besuar se fakti qe i trajton shqiptaret me mire se Serbia mjafton per kredenciale favorizuese ne Perendim. Mirepo ne prag te hyrjes ne BE gjendja e pakices kombetare shqiptare duhet te matet me standardet e BE-se dhe jo me ato te Serbise gjate dhe pas Milloshevicit.
Zhdukja e identitetit shqiptar ne Tivar e zona te tjera te vendit cenimi i te drejtes lokale nga ajo shteterore ne Ulqin si dhe injorimi i kerkesave per komune te plote ne Malesi jane tri prirje shqetesuese qe kerkojne pergjigje perpara se Mali i Zi te hyje zyrtarisht ne BE. Duhet kuptuar se kjo nuk eshte per te kenaqur tekat e shqiptareve ketyre te preferuarve te Perendimit sic shfryjne disa me bezdi. Perkundrazi kjo duhet bere ne te mire te vete Malit te Zi. Historia e Ballkanit ne keto 20 vjet tregoi se respektimi i pakicave dhe jo kufizimi i tyre eshte receta per sukses politik dhe ekonomik.
Gjithsesi ka nje mesim edhe per shqiptaret ketu nese duan ta lexojne seriozisht realitetin politik malazez. Gjukanovici me shoket e tij dikur u organizuan per te shpetuar partine moniste ne pushtet e jo per ta permbysur ate. Ai u be pluralist kur filloi kontradikta me mikun e tij ne pushtet Bullatovicin dhe secili doli me parti me vete. Ai ishte oficer pa grada i Milloshevicit duke u dhene zemer trupave malazeze ne lufterat e Kroacise dhe Bosnjes ku ato kryen krime te turpshme krah per krah me serbet. Mirepo Gjukanovici i ktheu kurrizin Milloshevicit kur ai perkrahu rivalin e tij ne Malin e Zi Bullatovicin. Ai u bashkua me NATO-n kur pa se do te kishte lufte me Serbine. Ai e shkeputi Malin e Zi nga Serbia kur pa se kjo do ti jepte me shume dore te lire ne pushtet dhe me shume miqesi ne Perendim. Ai e njohu Kosoven kur pa se kjo mund ti zgjaste disa muaj me shume ne pushtet.
Pra Gjukanovici eshte nje mjeshter i llogaritjeve politike. Ndryshe nga si e pershkruajne disa kritike shqiptare ai nuk eshte nje nacionalist ekstrem malazez por nje kameleon politik qe ka bere cdo gje qe ka qene e mundur per te qene ne pushtet. Ka veshur cdo ngjyre politike e ka perkrahur me radhe te gjitha konfigurimet e mundshme te politikes dhe sigurise ne Ballkan.
Nen kete drite shpjegohen edhe veprimet e tij ndaj shqiptareve. Ai e dinte se vota e malazezeve nuk mjaftonte kunder serbeve etnike per te siguruar pavaresine ndaj edhe u miqesua me shqiptaret. Mirepo duke krijuar nje lidhje aleance me partine me te votuar shqiptare ndonese ajo nuk perfaqeson shumicen e shqiptareve te drejtuar nga Ferhat Dinosha Gjukanovici zbuloi se duke e kombinuar ate me votat e myslimaneve lexo boshnjake e shqiptare me identitet te holluar ai nuk kishte nevoje qe te plotesonte shume nga kerkesat e shqiptareve.
Sigurisht qe per njeriun qe me aq sukses kishte mbijetuar ne politike duke lundruar mes Perendimit Serbise mafies lokale e nderkombetare ndryshimeve te dhunshme ne Ballkan permbysjen e regjimeve etj. nuk ka qene shume e veshtire te krijonte percarje mes faktorit politik shqiptar ne Malin e Zi. Ne fushaten e zgjedhjeve te fundit ai shkoi personalisht ne Malesi duke bere te mundur qe koalicioni qe perkrahte ai te merrte aq vota sa nevojiteshin per te mos sfiduar Podgoricen ne Tuz.
Mos votoni per partine e serbeve ishte parulla e tij fituese duke nenvizuar lidhjet politike e etnike te opozites me Beogradin. Ai shfrytezoi me sukses ndarjet fetare lidhjet familjare dhe interesat ekonomike te shqiptareve duke bere qe koalicioni i tij te fitonte.
Sikur shqiptaret te kishin qene te bashkuar ne nje bllok votues ai do te kishte bere leshime shume me bujare. Ai vleresonte peshen politike dhe 7 e votes mund te beje cudira ne politiken e fragmentarizuar te Malit te Zi. Po nese kjo vote ndahet ne 4-5 parti atehere u thua lamtumire favoreve te nje ujku politik si Gjukanovici.
Largimi i tij nga politika fjale qe duhet thene gjithsesi me kujdes sepse ai mbetet kryetar partie gje qe le hapur nje dere te vogel per rikthim nese paktet e largimit prishen mund te hape nje faze te re per politiken ne Malin e Zi. Megjithate sa kohe qe partite kryesore mbeten te ndara ne linja etnike dhe shqiptaret nuk gjejne nje koherence e bashkerendim per synimet e tyre ne Ulqin Tuz etj. sa kohe qe Prishtina e Tirana nuk u japin prioritet kerkesave shqiptare kur komunikojne me Podgoricen sa kohe qe shqiptaret lejojne qe ti percajne per arsye fetare sa kohe qe grupet politike shqiptare konkurrojne me shume ndermjet tyre se sa punojne per ceshtjen e perbashket ikja e Gjukanovicit nuk do te sjelle asgje te re per ne. Thjesht do te ndryshoje emri i politikanit qe do te perflasim ne takimet patriotike apo i njeriut me te cilin do te bejme pazaret ne kthinat e pushtetit ne Podgorice ku disa prej nesh kane filluar te zene vend.
Nderkohe per ata qe u pelqen te shkruajne apo te lexojne per makiavelistet e kohes sone jeta 20-vjecare politike e pensionistit 46-vjecar Milo Gjukanovic eshte nje miniere e vertete kuriozitetesh e misteresh disa prej te cilave mbase nuk do te zbulohen kurre.
Kryeredaktor i gazetes
Illyria ne New York