Gabimi i Berishes me Tribunalin e Hages
NgaMENTOR NAZARKO
Nga reagimet e deritanishme te Kosoves dhe Shqiperise ndaj raportit te senatorit zviceran Dik Marti ajo qe mund te duket si emerues i perbashket i tyre eshte mungesa e koherences uniteti i qendrimeve. Vetem dje zevendesministrja e jashtme e Kosoves Vlora itaku zhvilloi nje vizite ne Shqiperi ne perpjekje per te shkuar kah koordinimi. Gjuha qe perdoren itaku ministri i Jashtem Haxhinasto dhe kryeministri Berisha dukej me e koordinuar Na hetoni Por kjo sdo te thote se ky pozicion eshte me i drejti. Ne
themel te ketij pozicioni te ri te unifikuar qendron qasja mbrojtese e faktorit shqiptar ne Ballkan. Pavaresisht retorikes sulmuese ndaj individit Marti kjo pozite vuan nga mungesa e nje qasjeje me globale e nje qasjeje qe e sheh faktorin shqiptar ashtu sic ka qene keto vitet e fundit krah perendimit. Pra cdo pozicion i ri duhet te synoje krahas unifikimit te faktorit shqiptar brenda per brenda vetes dhe kah harmonizimi i qendrimeve te faktorit shqiptar me ate perendimor. Nese Marti apo Jeremic komunikojne me Mosken ne pritje te mbledhjes se ardhshme te Keshillit te Europes pse faktori shqiptar nuk komunikon me Perendimin
Ka nje arsye thelbesore pse duhet te ndodhe ky riunifikim. Kush e ka lexuar mire raportin e ka vene re se vecanerisht ne pjesen e projektrezolutes se Martitserbeve dhe ruseve ka sulme te forta ndaj Perendimit. Pra jo vetem ndaj shqiptareve- UCK-se plus Shqiperise po ndaj Perendimit. Nuk ka asnje dyshim se Perendimi do ta hedhe poshte rezoluten ne mos plotesisht ne pjesen me thelbesore te saj. Askush nuk e ka vene re deri me tani se mungon nje qendrim zyrtar i Bashkimit Europian te akuzuarit tjeter kryesor ne raportin Dik Martit madje duhet te thuhet se heshtja e BE-se ndaj raportit duhet te konsiderohet si refuzim i tij. Komisionerja e BE-se per punet e brendshme Malstrom refuzoi te komentonte te ashtuquajturin raport duke thene se nuk ka takuar as Dik Martin as Hashim Thacin ndaj nuk kishte asnje koment per raportin. Nuk kemi reagim te Baroneshes Ashton me perjashtim te ministrit te Jashtem hungarez vend i cili megjithese do te drejtoje Bashkimin se afermi nuk mendohet se perfaqeson qendrimin unik europian. Pare keshtu duhet te mendohet se Bashkimi Europian i cili udheheq EULEX-in vendet e medha qe e perbejne ate nuk jane dakord me raportin i cili i akuzon ata si te deshtuar ne Kosove. EULEX- lexo BE-ja plus SHBA-ne nuk merr urdhra nga Keshilli i Europes as nepermjet nje rezolute. EULEX-i po heton eshte ne krye te puneve dhe nese Marti ka prova ai duhet tia jape EULEX-it ky eshte qendrimi europian. Per te marre keto prova per te cuar hetimet me tej EULEX- nuk ka nevoje per rezolute te Keshillit te Europes ku eshte dhe Rusia. Por qellimi strategjik i shqiptareve duhet te jete qe ajo rezolute te hidhet poshte plotesisht. Dhe vete perendimoret duhet te bien dakord me kete refuzim total te tekstit te Martit. Sipas kesaj qasjeje globale qendrimet e djeshme gjoja te unifikuara te tipit hajde na hetoni prej faktorit shqiptar jane irealiste megjithese mund te ngjajne si te motivuara nga deshira qe te tjeret te besojne se ne nuk kemi cfare te fshehim. Madje keto qendrime vecanerisht ndaj Tribunalit te Hages jane dhe autolezioniste pra veteshkaterruese.Te pranosh Tribunalin e Hages ne Shqiperi do te thote te lejosh ate qe kerkon Karla Del Ponte te hapen gropa ne gjithe veriun e Shqiperise per te gjetur varre masive. Shqiperia do te shnderrohej keshtu ne nje qender te mediave boterore per nje kohe te gjate qe do te ndiqnin germimet e ketyre varreve te cilat sdo te zbuloheshin kurre. Bile sa me i vertete eshte pohimi se ne Shqiperi nuk ka varre masive aq me shume do te zgjasin hetimet. Ky eshte objektivi minimal i pales serbe i bere publik nepermjet tyre por dhe i Karla Del Pontes e cila tha se deshironte te germonte ne Shqiperi. Shqiperia sipas tyre duhet te perfshihet ne hetime ne veri te hapen gropa dhe mediat te merren me keto varre imagjinare e jo me ata qe dihet qarte se ekzistojne ne Serbi. Ftesa per Tribunalin e Hages apo shtrirja e mandatit te tij ne Shqiperi duhet te behet eventualisht vetem me rruget legale me ndryshim te rezolutes se OKB-se per funksionimin e tij dhe duke perfshire gjithsesi autoritetet shqiptare kompetente ne hetim.
Ketu mberritem tek nje pike tjeter. Shqiperia duhet te hetoje vete per akuzat e Dik Martit kjo mund te ishte nje zgjidhje. Shqiperia eshte shtet sovran dhe ska pse te kaloje ne vetembrojtje ndaj akuzave te Serbise te artikuluara prej nje zvicerani por te nise hetimet vete duke kerkuar ndihmen e EULEX-it. Ndersa Kosova qe nuk ka sovranitet te plote ka policine gjyqesine e gjithe Bashkimit Europian ne territorin e vet dhe ata po hetojne. Qe ata te vazhdojne te hetojne nuk nevojitet kurrfare rezolute e re.
Qe faktori shqiptar te unifikoje qendriminme faktorin perendimor do te duhej me se pari te unifikohej mes vetes. Opozita e Kosoves LDK-ja qe reagoi e fundit do te duhet se bashku me gjithe partite e tjera kosovare te tregojne unitet qendrimesh dhe tia bejne te qarte Perendimit se smund te pranojne qe rrota e historise te kthehet mbrapsht. Edhe palet politike te Shqiperise duhet te bejne te njejten gje madje te gjithe faktoret njeheresh mund te gjejne argumente qe ti bejne presion faktorit perendimor per ta hedhur poshte rezoluten teresisht. Kjo do te duhet te ishte qasja e duhur integruese e faktorit shqiptar me ate perendimor dhe jo vetembrojtja Hajde na hetoni