Serbët rrenën e kanë virtyt
Dobrica Qosiç është shkrimtar i mirënjohur serb. Ai në vitet e tetëdhjeta ka qenë edhe kryetar i Jugosllavisë të mbetur në formë të Malit të Zi dhe Serbisë. Është mirë i njohur për thënien e tij: "Ne Serbët gënjejmë në mënyrë të mrekullueshme, ne gënjeshtrën e kemi virtyt". Për gënjeshtrat serbe kemi dëgjuar që nga fëmijëria e jonë. Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në trojet tona, priftërinjtë ortodoksë me administratën e sulltanit kanë komunikuar nëpërmjet të kryepeshkopit të Patrikanës të Stambollit. Sllavët ortodoksë shpesh i kanë dërguar Sulltanit në Stamboll këmisha fëmijësh të gjakosura, të cilat i paraqisnin si dëshmi për zullumin që "arnautët" ia bëjnë popullatës sllave ortodokse. Të gjithë e kemi të njohur rastin e Martinoviqit, i cili në vitin 1981, ia futi shishen vetes dhe mandej i gjithë shtypi serb, gjatë gjithë viteve të tetëdhjeta, merrej me
këtë person. Vetë koloneli i garnizonit ku punonte ky homoseksual, deklaroi publikisht se
Martinoviqi ka qenë homoseksual dhe se askush nuk ia ka bërë aktin e ndyrë, por këtë ai e ka bërë vetë. Pas kësaj deklarate koloneli serb u largua nga Garnizoni i Gjilanit ku punonte. Këtij shëmtaqi të natyrës, Martinoviqit, serbët i kushtuan mijëra orë në TV dhe mijëra faqe gazetash. E shndërruan në martir të vërtetë. I pikturuan qindra portrete, në fund e shpallën edhe martir. Ai sot në kishën e Shën Savës në Beograd ka ikonën e vet. Edhe atëherë si tashti me gjoja "trafikim të organeve" u mor edhe shtypi botëror. Edhe kësaj radhe si atëherë, shtypi botëror ra në grackën e serbëve. Duke lexuar në origjinal shkrimet e gazetave prestigjioze në botë, lehtë mund të konstatohet se tekstet së tepërmi i ngjajnë njëri-tjetrit. Të gjithë përmendin shifrën prej 900 serbëve të "zhdukur". Shumë rrallë përmenden shqiptarët e zhdukur ose të pagjetur. Ne që kemi ngrënë pakës si më tepër nga çorba e propagandës sllave, jemi të bindur njëqind për qind në skenarin e vjetër serb. Makineria propagandistike serbe, tekstin ua ka shpërndarë përfaqësuesve të mediumeve më të rëndësishme në botë, të akredituar në Beograd, natyrisht në një darkë dhe me shërbime shtesë sikurse që dinë ta bëjnë vetëm serbët. E gjithë kjo propagandë antishqiptare ka vetëm një qëllim, të mbahet zjarri i ndezur derisa të vinë "kohëra më të mira". E gjithë kjo makineri punon në llogari të vajit serb: "Kurrë nuk e japim Kosovën".
Mediat serbe këto vitet e fundit pandërprerë gatuajnë tezën: "Kosovën nuk duhet pranuar, pasi në atë mënyrë ne do ta humbim bazën juridike dhe legale për ta kthyer atë prapë". Serbët do ta kultivojnë tezën se Kosova është e "okupuar" "deri në momentin kur ato të ndërtojnë një ekonomi dhe shtet të fortë". Në mediat elektronike serbe shpesh herë mundet të hasen tezat se "Serbia duhet të veprojë me Kosovën si Izraeli me Arapët". Izraeli në vitin 1967 e sulmoi Sirinë, Jordanin, Egjyptin dhe Libanin, dhe pasi mundi ushtritë e tyre, pushtoi edhe një pjesë të territoreve të këtyre shteteve. Pas shumë negociatave Izraeli u tërhoq nga shumë territore. Bregu Perëndimor dhe Gaza janë rezultat i pushtimeve të atëhershme dhe negociatat me palestinezët vazhdojnë sot e gjithë ditën. Edhe serbët e ëndërrojnë këtë ëndërr. Sipas asaj që ato e deklarojnë në media, "ndonjë garnizon i padëgjueshëm serb, do të mund të shkëputej nga komanda qendrore dhe do të pushtojë një pjesë të Kosovës", aq sa pretendojnë serbët. "Pasi të vendosej kontrolli i plotë mbi këto territore do të fillojnë negociata me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur". Sado që kjo tezë e serbëve duket utopike, ato punojnë për realizimin e saj. Serbët dëshirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, por nuk duan aspak të hyjnë në NATO. Nuk e duan të hyjnë në NATO, pasi atëherë u dobësohet teza që ushqehet brenda serbëve se "kur ta forcojnë shtetin do ta forcojnë edhe ushtrinë" dhe në rastin e parë do ta kishin realizuar ëndrrën e tyre. Të mos e harrojmë planin "Patkoi" të Millosheviqit, i cili nisej nga Ulqini dhe mbaronte në Strugë. Ky plan parashihte që në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoni të ngelnin vetëm 600.000 shqiptarë. Të mos harrojmë se këtë plan e kishin miratuar edhe disa shtete të Evropës, këto janë shtetet që sot kanë më shumë investime në Serbi. Ja edhe disa fakte të tjera ku i bazojnë serbët ëndrrat e veta. Në afërsi të Preshevës është ndërtuar një bazë shumë e madhe ushtarake, në vendin e quajtur Çepotina. Kjo bazë ushtarake serbe kap një sipërfaqe prej 35 hektarë. Në këtë zonë është e vendosur Brigada II-III dhe IV. Pranë zonës të sigurisë sipas Marrëveshjes së Kumanovës, e cila përfshinë 1920 km katrorë, serbët kanë instaluar 22 kampe për vrojtim dhe kontroll. Do të shënoj edhe disa të dhëna që duhet të na e mbushin mendjen se serbët ëndrrat e tyre gjithsesi kanë se ku i mbështesin. Serbia ka 103 helikopterë të tipit Mi-B HiP, Gazelle, Allouette, Hormone, Helix dhe Haze. Gjithashtu ka 820 tanke T 54, T 55, T 34, M 84. Ka 1639 automjete të blinduar me topa të kalibrave të ndryshëm. Ka 800 njësi mobile-raketahedhësish. Serbia në arsenalin e vet ushtarak ka mbi 5000 armë artilerike-topa të kalibrave të ndryshëm nga 50 deri në 150 milimetra. Forcat ajrore serbe kanë 4500 oficerë aktiv. Edhepse gjatë bombardimeve të NATO-s Serbia humbi 2/3 e kapaciteteve të flotës ajrore, ajo sot përsëri në përdorim aktiv ka 190 aeroplanë luftarak. Serbia ka dy baza të mëdha të aviacionit ushtarak, një në Batajnicë afër Beogradit dhe një në Kralevë afër Kosovës. Ka edhe disa baza të tjera më të vogla të shpërndara në gjithë territorin e Serbisë dhe në Vojvodinë. Me gjithë këtë arsenal ushtarak dhe me mentalitetin "Ne damo Kosovo", Serbia është një shtet militarist dhe rrezik për shtatë milionë shqiptarë. Kjo vërtetohet edhe me faktin se Serbia me të gjitha mjetet është duke luftuar të bindë botën që të hiqet zona e Sigurisë Ushtarake, e cila përfshin një zonë të gjatë 384 kilometra përgjatë kufijve me tokat shqiptare. Serbia ka 7.319712 banorë. Në rast se nesër, një për qind e kësaj popullate, që është 73197 "rebelohet" ose "shkëputet"nga komanda qendrore, e merr armatimin e garnizonit të Kralevës dhe e sulmon Kosovën, çfarë do të bëjë Kosova pa ushtri dhe vetëm me Forcat e Sigurisë të Kosovës? Shteti pa ushtri është si organizëm pa sistem të imunitetit.
Në jug të shqiptarëve gjithashtu ndodhet një shtet i militarizuar deri në dhëmbë.
Vetëm pas vitit 2000, Greqia ka blerë mbi 60 aeroplanë supersonik luftarak, F16 CD. Baza më e madhe e Forcave Luftarake Ajrore Greke ndodhet në Larisa, qytet në kufi me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Greqia ka mbi 300 aeroplanë luftarakë të gjeneratës IV dhe V, si Tajfun, Eurofajter, Daso, Rafaele, F-35, Rrufeja dhe Superhornet. Baza ajrore në Larisa ka 15 skuadra sulmuese me aeroplanë. Në Larisa gjithashtu është e stacionuar edhe Armata I dhe II e Ushtrisë Greke. Armata Greke ka 126000 ushtarë dhe ushtarakë aktiv. Buxhetin e ushtrisë për vitin 2010 e ka 8.6 miliardë Euro. Në ditët e sotme Armata Greke ka në disponim 2326 tanke, 2793 autoblinda dhe 1400 transportierë të blinduar. Ka 1448 sisteme të ndryshëm raketor, 250 helikopterë, 130 anije luftarake, 9264 grykë artilerike të kalibrit të mesëm dhe të madh...
Maqedonia me gjithë hallet që i ka, ka blerë armatim vitet e fundit. Ka 6 helikopterë luftarakë, ato që u përdorën në luftën e vitit 2001 dhe 8 aeroplanë Sukoi Su25 dhe Su 25UB. Vitet e fundit Maqedonia ka blerë 58 transportierë të blinduar BTR-70 të prodhimit ukrainas dhe 12 transportierë BTR-80 të prodhimit rus.
Ne shqiptarët jetojmë në një rrethim të fuqishëm ortodoks. Këto shtete të këtij rrethimi ortodoks, edhepse deklarohen sekular, ato janë nën ndikim shumë të fortë të Kishës Ortodokse. Parim themelor i kësaj kishe është "ku ka një ortodoks, aty duhet të shkojë prifti ortodoks, ta pagëzojë vendin me emërtim ortodoks, ta bekojë me ujin e shenjtë të lumit Jordan dhe ta shpallë vend të vetin". Është e njohur teza serbe: "Ku ka një var serb, aty është Serbi". Serbët janë të bindur në këtë tezë dhe nuk do të heqin dorë lehtë nga e njëjta. Teza Frankenshtajne e Dik Marti është në shërbim të kësaj teze.
Me këtë që shkrova më sipër desha vetëm të theksoj, se ne shqiptaret duhet të mos e zgjidhim uçkurin pa mos e kaluar lumin. Serbët gjithnjë janë duke pritur në pritë. Rasti me parregullsitë në zgjedhjet e dhjetorit 2010, atyre ua hapi shtegun për ti treguar botës se sa të "ligë" janë shqiptarët.
Reagimi i Këshillit të Evropës rreth Propozim Rezolutës të Dik Martit dëshmoi se ne shqiptarët nuk kemi edhe aq miq në Këshillin e Evropës. Me këtë Projekt Rezolutë baltoset i gjithë kombi shqiptar, prandaj ne duhet të mobilizohemi dhe me protesta paqësore t`ia tërheqim vërejtjen botës se janë duke shkelur parimet për të cilat na mësojnë. Ku është këtu prezumimi i pafajësisë. Mendoj se kësaj radhe u zverdh edhe Times, The Guardian, Le Figaro dhe shumë revista të tjera prestigjioze. Dik Marti për një shumë parash bëri krim ndaj popullit shqiptar. Është mire që në të ardhmen ne shqiptarët të mos dehemi shumë pas aleancave të fuqishme. Aleancat janë martesë për interes. Çfarë mundet të ndodhë pasi ne të hyjmë në BE dhe NATO dhe pas 20 ose 30 viteve të shpërbëhen këto aleanca. Të mos harrojmë se asnjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk i ka asgjësuar monedhat e veta. Të gjithë i kanë dezinfektuar dhe i kanë strehuar në trezorët e vet.
Gjithë këtë që shkrova më lartë, mund të jetë vetëm një për qind e mundshme. Një për qind në 7000000 milionë d.m.th., pesë divizione luftarake. Një për qind, në të gjitha lëmitë që punojnë me numra me të vërtetë është shumë. Sidoqoftë, ne jemi soj i fortë. Kemi mbijetuar 3000 vjet pa shtet, do të mbijetojmë edhe 3000 vjetët e ardhshëm.
Marrë nga e përditshmja e Shkupit "Koha"