D&G, Gra në pizhama si të burrave

“Pigiama Barocco” është titulli i sfilatës së Dolce & Gabbana, prezantuar në javën e modës milaneze.
Ka gjithcka në koleksioni e tyre, lojën, të qeshurën (“kishin vite që nuk qeshnin kështu gjatë realizimit të një koleksioni”) por edhe seriozen dhe kujdesin ndaj protagonistit: pizhameve për gra por që ishin si të burrave, xhaketën dhe fustaninin e natës.
Të kuqe si (ngjyra e natës), të kaltra dhe pana janë ngjyrat që kanë zgjedhur stilistët në koleksion.
Fantastikë, nga fundi tek fustanet, nga bluzat tek pantallonat. Pastaj është stili barok, që dalëngadalë fut në lojë mëndafshin dhe damaskun, për fustane te mrekullueshem.
Funde dhe xhaketa me prerje gjeometrike, të kombinuara me bizhu, canta dhe sandale të gjitha të krijuara me karfica me gurë diamanti. “Kjo sfilatë na dha lumturinë”, thone dy drejtuesit e D&G.