E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorët paguheshin për të pirë cigare

Aktorët amerikanë më të njohur të viteve 30 dhe 40 paguheshin nga industria e duhanit për t'i bërë reklamë cigareve të tyre.

Sipas një studimi të Universitetit të Californisë që u publikua nga revista angleze “Tobacco Control”, shumë nga aktorët e këtyre viteve, mes të cilëve Clark Gable, Spencer Tracy, Joan Craëford, John Wayne, Bette Davis, Betty Grable dhe Al Jolson morën shuma të majme nga industritë e duhanit për të reklamuar marka të ndryshme të cigareve.

Divat e Hollywood, përvecse pinin cigare me kënqësi në filmat që ishin protagonist edhe i publikonin në gazeta dhe në emisionet radiofonike.

Sigurisht ata që kishin fitimet më të mëdha ishin shtëpitë kinematografike më të mëdha të kohës: shumë filma që prodhoheshin ishin të financuara nga këto industri.

Publiciteti i cigareve shpesh lancohej disa ditë para se të dilte në ekranin e madh filmi i ndonjë ylli.

American Tobacco, Reynolds, Liggett & Myers ishin të qartë: tregon që të pish cigare është një shenjë potence për burrat dhe simbol feminiliteti dhe emancipimi te  gratë.

Oferta nga kompania “American Tobacco”, prodhuese e markës së njohur të cigareve “Lucky Strike”, divave të viteve 30 si Clark Gable, Gary Cooper e Robert Taylor dhe aktoreve si Carole Lombard, Barbara Stanëyck e Myrna Loy arrinin deri në 10.000 dollarë për reklamë.

Modës që paguante yjet kinematografike per të reklamuar produktet i erdhi fundi në 1951 kur televizioni zëvendësoi kinemanë, si instrumet më i mirë për të promovuar produktet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›