E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emma Watson pozon si Grace Kelly

Braktis sheshxhirimin dhe personazhin e Hermiones në sagën “Harry Potter”, për t'u bërë një modele e afirmuar.

Emma Watson ka pozuar për “Vogue” duke imituar klasin dhe elegancën e aktores Grace Kelly. "U ndjeva mirë duke punuar me një fotograf të tillë si Mark Seliger – tha aktorja. Gjatë kësaj eksperience kuptova se është shumë bukur të pozosh si një modele. Është një gjë që dua ta përsëris”.

Mund të jetë me të vërtetë hera e fundit që e shohim Emma-n në ekranin e madh pas "Harry Potter”.

Sic raporton edhe “Daily Mail”, ylli është një nga modelet e agjensisë “Storm” që ndër të tjera ka edhe modele si Kate Moss, Carla Bruni dhe Lily Cole.

Disa ditë më parë Watson deklaroi se donte t'i kushtonte rëndësi Universitetit duke u shkëputur pak nga kariera e saj kinematografike.

"Dua të shkoj në universitet dhe të diplomohem, kjo do të thotë se do të marr një pushim nga bota e kinemasë".

Aktorja, falë rolit të Hermione Granger në filmin e Harry Potter, të cilin e ka filluar që kur ishte 9 vjec, ka arritur të fitojë një shumë prej 10 milionë sterlina.

"Kam tentuar gjithmonë të vendos një ekuilibër midis studimeve dhe karierës sime si aktore, por ka rezultuar shumë e vështirë. Në këtë periudhe kam nevojë të studioj", ka vazhduar Emma, duke saktesuar se ka bërë kërkesë për t'u pranuar si në universitetin britanik dhe në atë amerikan.

"Nëse rri në Angli do të vazhdoj studimet për letërsi angleze nëse shkoj në Amerikë do të bëj displinë humanitare”, ka përfunduar aktorja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›