E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet 100-vjetori i Pavarësisë në Kongresin amerikan

30-11-2012 / Gazeta 55

Anëtarë të Kongresit amerikan dhe personalitete të tjera përkujtuan rolin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, anëtarë të Kongresit amerikan dhe personalitete të tjera përkujtuan rolin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Veprimtaria u organizua nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën drejtimin e çiftit Joe dhe Shirley Dioguardi.
Në Kongresin amerikan, 100-vjetori i shpalljes së pavarësisë u përkujtua në një mënyrë të veçantë. Një numër anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve e të Senatit, si dhe personalitete të rëndësishme të lobit hebre në Shtetet e Bashkuara, u mblodhën të nderojnë shqiptarët që me një vepër unike gjatë Luftës së Dytë Botërore fituan simpatinë e botës.
Senatori nga Nju Jorku, Charles Shummer, ka paraqitur në senatin amerikan një rezolutë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në rezolutë vlerësohet populli i Shqipërisë dhe i Kosovës për shpëtimin e jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, kur 6 milion hebrenj u asgjësuan egërsisht, Shqipëria ishte i vendi vend në Evropë që kishte më tepër hebrenj se sa përpara fillimit të luftës”. Kjo, tha senatori, flet për mikpritjen, trimërinë dhe humanizmin e shqiptarëve.
Prapa rezolutës dhe organizimit të këtij aktiviteti prestigjioz në Kongresin amerikan qëndron çifti Joe dhe Shirley Dioguardi, udhëheqës të organizatës lobiste Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane. “Tani ekziston një lidhje reale që po forcohet akoma më shumë, mes popullit shqiptar dhe Kongresit amerikan. Kjo ka rëndësi. Ne festojmë 100 vjetorin e pavarësisë. Por vetëm në vitin 1919 Shqipëria u njoh si shtet. Kjo ndodhi falë presidentit demokrat Woodrow Wilson. Pastaj, në vitin 2008, ishte Presidenti republikan George W. Bush që solli njohjen e Kosovës. Prandaj, unë mendova se ishte një ide e mirë që festimi i pavarësisë të bëhej në selinë e Kongresit amerikan, në Kapitol”, u shpreh Dioguardi.
Dana Rohrabacher është kongresmeni që e paraqiti rezolutën për 100-vjetorin e pavarësisë në Dhomën e Përfaqësuesve: “I jemi mirënjohës popullit shqiptar për aktin e tyre. Jam krenar që ndodhem mes jush në këtë takim për të falënderuar popullin shqiptar, i cili i tregoi botës se qeniet njerëzore në kohë krizash janë në gjendje të veprojnë me guxim”, u shpreh Rohrabacher.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›