E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet 106 vjetori i lindjes së patriotit Dervish Luzha


Në 106 vjetorin e lindjes patriotit dhe luftëtarit për çështjen kombëtare Rexhep Tarcuk Bala njohur në mbarë Veriun e Shqipërisë dhe në Kosovë si Dervish Luzha rivjen në kujtesën e miqve dhe të afërmve të tij për disa vlera historike.
Humanisti Dervish Luzha përgjatë mbarimit të Luftës së Dytë Botërore pasi luftoi përkrah brigadës së 25 sulmuese pa armë zjarri deri në Bosnjë dhe Serbi kujtohet nga mësuesi i historisë në shkollën 9 vjeçare të Paskuqanit dhe dervishi Hajdar Gurina për aktin e tërheqjes në mbarim të luftës prej kufirit me ish Jugosllavinë.
I njohur si shenjti i Tropojës dhe mbarë rajonit të Gjakovës Dervish Luzha shënohet në historikun e zhvillimit të zonës si hidrologu i parë që përcaktoi vendndodhjen e shumë burimeve ujorë si diga e hidrocentralit të Fierzës dhe përroi i Mollarekës.
Dervish Luzha vuajti përndjekjen si klerik alevian nga diktatura komuniste pavarësisht kontributeve në Luftën Nacional çlirimtare. Në librin dedikuar veprës së tij nga Nuredin Lushaj thuhet se në vizionin e Dervish Luzhës gjithmonë ka qënë bashkimi kombëtar dhe se për Kosovën martire është parashikuar prej tij lufta e vitit 1999 dhe fitorja e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Në folkun e Tropojës këndohen disa rapsodi për veprën e tij si dhe tyrbja në fshatin Luzhë u rindërtuar pas viteve 90-të është shndërruar në vend pelegrinazhi jo vetëm për besimtarët por për mbarë turistët që vizitojnë luginën e Valbonës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›