E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 80 kg heroinë në kufirin Bullgaro-Turk

SOFJE- Doganat bullgare sekuestruan sot 79 kilogramë heroinë në kufirin turk dhe arrestuan dy persona që kërkonin ta dërgonin drogën në Gjermani.
Lajmi u bë i ditur nga autoritetet doganore të cilat shpjeguan se heroina u zbulua në një veturë me targa gjermane gjatë një kontrolli në postën kufitare bullgaro turke Kapitan-Andreevo.
Drejtuesi i makinës, 37 vjeç, me dy shtetësi turke dhe gjermane si dhe pasagjeri i makinës, një shtetas turk 34 vjeç u arrestuan.
Posta kufitare Kapitan-Andreevo është një pikë nevralgjike në rrugën ballkanike për trafikun e heroinës aziatike drejt Evropës.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›