Perkujtohet 39 vjetori i Bloody Sunday

39 vjet pasi trupat britanike qëlluan mbi protestues të të drejtave të njeriut në Irlandën e Veriut me mijëra vetë marrin pjesë në atë që është quajtur dhe marshimi i fundit në kujtim të Bloody Sunday, të dielës së përgjakshme.
Raporti Saville i publikuar qershorin e kaluar arriti në përfundimin se të shtënat mbi turmën ishin të paligjshme e kryeministri britanik David Cameron nuk hezitoi të kërkonte zyrtarisht falje. Për shumë nga familjarët e viktimave ky ishte hapi i fundit për të mbyllur fushatën në kërkim të së vërtetës të filluar më 1972 pas masakrës. Por jo për të gjithë megjithatë.
“Sinn Fein e organizon marshimin e tani do të mbyllë me kaq nuk e kuptoj përse. Sigurisht është një vendim që I leversdis qeverisë britanike Ky është përkujtim I masakrës që ata kanë ndërmarrë në Irlandë”, thotë një nga pjesëmarrëset në protestë.
Të shtënat në Londonderry kanë hyrë në histori si masakra më e rëndë e Troubles, 3 dekadave luftë civile ndërmjet katolikëve dhe protestantëve në Irlandën e Veriut. 14 katolikë të paarmatosur humbën jetën ndërsa trupat britanike hapën zjarr mbi një turmë protestuesish më 30 janar 1972.
Delina Bitraku