Komisioni hetimit per 21 janarin Halimi Kerkuam vetem tabulatet
Partia Demokratike ka sqaruar vendimin e Komisionit Hetimor për të marrë dijeni mbi listën e telefonatave të kryera nga disa figura të njohura gjatë dhe pas 21 janarit. Duke marë shkas nga reagimet që erdhën, deputeti Eduard Halimi tha se asnkush nuk ka kërkuar përgjim të bisedave telefonike, siç dhe mund të jetë kuptuar.
"Komisioni hetimor parlamentar ka kërkuar nga kompanitë e telefonisë celulare thjesht tabulatet, jo përmbajtjen e bisedave të kryera, apo përmbajtjen e mesazheve. Komisioni ka kërkuar thjesht dhe vetëm skedarët apo listat e identifikimit të thirrjeve hyrëse dhe dalëse si dhe kohën e tyre për të bërë transparencën e zhvillimit të atyre ditëve", tha Eduard Halimi, deputet i PD-së.
Gjatë së djelës anëtarët e Komisionit Hetimor ishin në pranishëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Takimet aty zgjatën mbi 60 minuta. "Ende sot në këto momente që po flasim policia e shtetit nuk ka marr urdhër për t kryer veprime hetimore në asnjë prej veprave penale të mëposhtme, thirrje publike për dhunë kundër rendit kushtetues, pushtim të ndërtesave me qëllim rrëzimin e rendit kushtetues, thirrjet dhe organizim për të detyruar organet shtetëore të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, krijimin e turmave të armatosura. Nuk kanëe marr ende asnjë urdhër për të kryer veprimet hetimore në lidhje me veprën penale të poshtërimit të simboleve të republikës, respektivisht flamurit kombëtar", u shpreh Gent Strazimiri, deputet i PD-së.
Që pas krijimit të komisionit e deri më tani janë kryer takime në Gardën e Republikës dhe Policinë e Shtetit. Komisioni Hetimor ka kërkuar të marrë në pyetje disa persona të përfshirë në përleshjet e 21 janarit.
Florian Papadhimitri