E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 85 vjetori i krijimit të Kuvendit të Labërisë

Një nga kuvendet më të mëdha të vendit tonë është edhe Kongresi Zakonor i Labërisë. Kongresi i mbajtur në Kuç të Kurveleshit në 1924 në synimin e tij kishte diskutimin dhe forcimin e traditave të kësaj krahine , ndërtimin e shkollave për arsimimin e fëmijëve. Në Kongres u dhe morën vendime të rëndësishme për pajtimin e gjaqeve. Për këtë arsye shoqata "Labëria" përkujtoi sot 85 vjetorin e krijimit të këtij Kuvendi. Fatmir Toçi deputeti i kësaj zone në fjalën e tij theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti duke e quajtur si garancia më e mirë e vazhdimësisë së kësaj tradite. Zona e Labërisë është një nga zonat më të pasura zakonore të Shqipërisë. Në fund shoqata "Labëria" ka dhënë tituj nderi për profesorë e historianë të cilët kanë dhënë kontribut në vazhdimësinë e traditës labe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›