E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes aktorja e parë durrsake, Meropi Xhoja

19/11/2009  Jetonte në Itali me të bijën

DURRES- Meropi Xhoja, një nga aktoret e para femra të teatrit të Durrësit, ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së djeshme në Itali. Ajo qëndronte prej disa vitesh bashkë me të bijën, Aksinjën, në shtetin fqinj. Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorit Nikol Xhoja ka vdekur në moshën 85 vjeçe pas një sëmundje që e ka munduar në disa muaj. Aktorja e parë durrsake është ngjitur në skenë në moshë fare të re për të mbyllur karrierën e saj në vitet ‘90. Rolet e saj në cilësinë e protagonistes janë tek “Drita”, ”Detyra e mëmës”, “Halla”, “Gishti para hundës” “Besa shqiptare” etj, ndërsa me Artistin e Popullit Nikol Xhoja kanë luajtur “Prefekti”, “Dy me zero”, “Familja e peshkatarit” etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›