E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shkatërrohet grupi kriminal, grabisnin motorra

Policia e Tiranës ka shkatërruar sot një grup kriminal i cili merrej me vjedhjen e motorrave.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të ndërmarrë nga komisariati i policisë numër 1 në kryeqytet u arrestuan 6 persona si dhe u sekuestruan edhe 18 motorra të vjedhur.
 

Sipas policisë të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi për disa muaj me radhë kanë kryer me dhjetra vjedhje në Tiranë dhe Durrës.
 

Ndërkohë të gjitha materialet e dokumentuara në ngarkim të 6 të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›