E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia kthen 21 shqiptarë, kishin hyrë ilegalisht

Policia greke ka njoftuar mesditën e së shtunës, riatdhesimin e 44 emigrantëve, mes të cilëve 21 shqiptarë. Sipas policisë greke, riatdhesimi i shqiptarëve është kryer në rrugë tokësore e detare, përmes pikave të kalimit kufitar që lidhin Greqinë me Shqipërinë.

Këta shtetas, janë kapur kohët e fundit, në qytete të ndryshme të Greqisë, pa dokumentacionin përkatës, pasi kishin hyrë ilegalisht nga kufiri i gjelbër që lidh Shqipërinë me Greqinë, nga Korça, Gjirokastra e Saranda.

Ndaj tyre, është marrë masa e dëbimit nga shteti grek, për kryerje të veprës penale të hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm në shtetin grek. Shpenzimet e riatdhesimit të shqiptarëve, janë mbuluar nga Arka Europiane e Riatdhesimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›