E Diel, 1 Nëntor 2026

BKT, tani transferta më të sigurta dhe më të shpejta

Banka Kombëtare Tregtare fillon bashkëpunimin me "Money Gram International " për kryerjen e transfertave të parave në të gjithë botën. Kështu tani, përmes ketij bashkëpunimi BKT, do t'u shërbejë klientëve të saj mundësi të mëdha zgjedhjesh për të gjithë ata që jetojnë larg familjes, që të dergojnë paratë e tyre apo ti marrin ato në mënyrë të sigurt dhe shumë të shpejtë. Drejtori i grupit të thesarit në BKT, Kaan Pekin është shprehur i kënaqur që tashmë kësaj banke i është shtuar dhe ky shërbim , duke theksuar se BKT-ja është përzgjedhur si banka më e mirë për vitin 2009.

"Tani BKT do të ofrojë shërbim për paratë në 30 qytete dhe në 56 degë në Shqipëri dhe , shumë shpejtë do të ofrojë këtë shërbim edhe në Kosovë në 12 pika. Për të zgjeruar shërbimin tonë dhe për të lehtësuar punën e klientit dhe në veçanti emigrantëve ne vendosëm që të fusim edhe këtë shërbim. Suksesi gjatë vitit 2010 është shumë i rëndësishëm për BKT-në , pasi shënojmë vitin e 10-të që jemi në Shqipëri" , është shprehur Drejtori i grupit të thesarit në BKT, Kaan Pekin.

BKT është banka e dytë më e madhe në Shqipëri me një total prej 1.3 miliard dollarë në asete , dhe 1.167 miliard dollarë në depozita. BKT-ja ka një rrjet prej 68 degësh , nga të cilat 56 në Shqipëri dhe 12 në Kosovë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›