E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet “Mjeshtri i Madh” Hazis Ndreu



Përkujtohet 80-vjetori i lindjes së personalitetit të njohur të kulturës, artit dhe historisë shqiptare Hazis Ndreu. Personalitete të shumta të jetës kulturore shqiptare u mblodhën për të kujtuar e nderuar me respekt artistin, këngëtarin, rapsodin, historianin dhe etnografin Hazis Ndreu, mbajtës i titullit “Mjeshtër i Madh. Aktiviteti u organizua nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar në bashkëpunim me shoqatën “Bashkësia Dibrane”. Në të merrnin pjesë studiues, akademikë, artistë, aktorë dhe këngëtarë, të cilët jo vetëm që kanë bashkëpunuar, por kanë gjetur edhe kurajon e frymëzimin në punën e tyre nga krijmtaria e një personaliteti të madh si Hazis Ndreu. Në sallën ku zhvillohej aktiviteti ishin mbledhur qindra të pranishëm, të afërm, bashkëpuntorë dhe dashamirës, të cilët kujtuan me respekt figurën e Ndreut, teksa në sfond dëgjohej rapsodia e famshme e “Hajredin Pashës”, kompozuar nga vetë rapsodi Hazis Ndreu. Fjala e hapjes u mbajt nga aktori dhe humoristi i njohur Bujar Kapexhiu, i cili e cilësoi “Mjeshtrin e Madh” Hazis Ndreu si një nga figurat më të kompletuara e më të mëdha të jetës kultore e artistike. Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj vlerësoi figurën, aktivitetin dhe kontributin e personalitetit të madh. Haklaj tha se ashtu edhe siç titullohet ky aktivitet, “Një jetë në shërbim të Kombit”, ka qenë edhe jeta e aktiviteti i Hazis Ndreut.

9 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›