E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiton 500 mijë euro në loto me paratë që i mori hua të fejuarës dhe kërkon ndarjen prej saj



Një ditë më parë fitoi 500 mijë euro në lotari falë parave që i kishte marrë borxh të fejuarës së tij dhe më pas kërkon ndarjen prej saj. Pra, ditën tjetër, ashtu papritur, ai ka zbuluar se nuk e donte më dhe ka tentuar ta lërë fare të fejuarën. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar para kësaj surprize të pakëndshme dhe ka vendosur të luftojë deri në fund, pse jo, edhe të fitojë. Një histori që ka ndodhur në Rivalta, në provincën e Torinos. Gjithçka ka nisur kur burri 42-vjeç, me paratë e marrë hua nga e fejuara e tij ka hyrë në dyqan për të blerë bileta lotarie. Në dalje, sëbashku ata kanë zbuluar fitoren e pabesueshme. Me këtë shumë parash “që bien nga qielli” tashmë jeta e çiftit dukej e qetë dhe me plot ëndrra gati për t’u realizuar deri në çastin kur gruas i bie telefoni dhe kur ajo ngre receptorin, dëgjon të shoqin që i thotë se ndjenjat e tij për të kanë ndryshuar. Më pas gruaja e ka denoncuar burrin për çështjen e biletës, por çështja u zgjidh falë ndërhyrjen se xhaxhait të saj. Bisedimet mes tyre duket se dhanë frute. Shuma e fituar do të ndahen në dy pjesë, por ka gjasë që çifti të ribashkohet.

9 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›