E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një profesion, apo dy?



Politika është quajtur profesioni i dytë më i vjetër. Por që ngjan shumë me të parin, ka thënë Reagani. Por është edhe profesion i dorës së dytë, ku gjeniu hyn vetëm aksidentalisht, është shprehur T.S. Eliot. Nevojiten, ndoshta, jo më shumë se gishtat e njërës dorë për të numëruar shtetarët, të cilët i kanë shërbyer Shqipërisë që prej vitit 1912. Po aq për shtetarë, që kanë punuar për këtë vend nga vitit 1991.

Ndërsa ministra, deputetë, politikanë e zyrtarë, të cilët i kanë shërbyer vetes, për nga numri janë si kokrrizat e rërës. Për profesion ata kanë premtimet e fjalët e bukura, dhe nuk është për t’u çuditur që nga kjo turmë kanë dalë vetëm pak shkrimtarë. Fjala e folur dhe e ajo e shkruar nuk janë aq pranë, sa mendohet. Ato qëndrojnë larg, sa edhe premtimi me përmbushjen e tij.

Astrit LULUSHI (SHBA)

Eshtë thënë se piramidat përbëjnë një nga shtatë mrekullitë e botës. Por ato janë edhe simbol a monument i një populli të skllavëruar. Të gjithë duhet të kenë punuar, përndryshe ato nuk mund të ngriheshin. Dhe për çfarë duheshin? Për të ruajtur në formë mumjeje ndonjë princ, faraon, qeveritar, i cili duhej të ringjallej pas mijëra vjetësh.
Por nëse shpresohej për këtë ringjallje të trupit, përse atëhere ia hiqnin trurin përpara se ta balcamosnin? A donin faraonët të ringjalleshin pa tru?
Apo janë qeveritarët, tiranët, ditaktorët e kohës sonë, faraonë të ringjallur?

* * *
Shumica e di se çfarë është profesioni më i vjetër, që thuhet se zuri fill në Egjipt rreth 3 mijë vjet më parë, kur vendi ishte përfshirë nga një krizë e thelle ekonomike.
Historianët spekullojnë se shkaku i krizës mund të ketë qenë pushimi nga puna i qindra mijëra njerëzve, që merreshin me ndërtimin e piramidave. Ata sapo kishin përfunduar piramidën e faraonit Ramsei, por nuk mund të fillonin punën për ndërtimin e nje piramide tjetër, pa vdekur faraoni.
Mirëpo Faraoni jetoi gjatë dhe shumë njerëz mbetën pa punë, prandaj u duhej të bënin diçka për të mbijetuar.
Kështu lindi profesioni i parë, aspak dinjitoz, prostitucioni.

* * *
Politika është quajtur profesioni i dytë më i vjetër. Por që ngjan shumë me të parin, ka thënë Reagani. Por është edhe profesion i dorës së dytë, ku gjeniu hyn vetëm aksidentalisht, është shprehur T.S. Eliot.
Nevojiten, ndoshta, jo më shumë se gishtat e njërës dorë për të numëruar shtetarët, të cilët i kanë shërbyer Shqipërisë që prej vitit 1912.
Mjafton një dorë e mbledhur grusht për të treguar shtetarë, që kanë punuar për këtë vend që nga vitit 1991. Ndërsa ministra, deputetë, politikanë e zyrtarë, që i kanë shërbyer vetes, për nga numri janë si kokrrizat e rërës.
Për profesion ata kanë premtimet e fjalët e bukura, dhe nuk është për t’u çuditur që nga kjo turmë kanë dale vetëm pak shkrimtarë. Fjala e folur dhe e ajo e shkruar nuk janë aq pranë, sa mendohet. Ato qëndrojnë larg, sa edhe premtimi me përmbushjen e tij.

9 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›