E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në nëntor gara për 8 hidrocentrale

Burime zyrtare të METE-s bënë të ditur sot se gara do të nisë në 8 Nëntor për HEC-et në zonën e Korçës në Vranisht, Ziçisht, Grapsh, Stropan dhe Hoçisht, të cilët parashikohen të ndërtohen në pellgun ujëmbledhës të përrenjve me të njëjtin emër. 

Në datën 14 Nëntor do të zhvillohet gara për HEC-in "Bllicë", ndërsa në datën 16 Nëntor do të zhvillohen  garat për HEC-in "Zerec 1", që do të ndërtohet në pellgun ujëmbledhës të lumit të Dusharit në rrethin e Korçës si dhe për dy të tjerë: "Staraveckë 1" dhe "Staraveckë 2" në përroin e Staraveckës.  

 Firmat private të interesuara për ndërtimin me konçesion të këtyre hidrocentraleve do të dorëzojnë një  dokumentacion të plotë ligjor dhe administrative, thanë burimet e METE-s. /Start/

                                                                                             2011-10-19 11:12
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›