Të mërkurën luhen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë
Tiranë - Më në fund, pas shumë peripecive, gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë do të zhvillojnë ndeshjet e para ditën e mërkurë. Çifti më interesant është ai mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo përballje cilësohet si një finale e parakohshme, pasi të dyja ekipet janë bashkëkryesuese edhe në kampionat.
Ndeshja e parë mes tyre do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, në orën 18:30. Drejtuesit shkodranë po marrin të gjitha masat e nevojshme që kjo përballje të kthehet në një festë të vërtetë.
Çifti tjetër gjysmëfinalist është ai mes Flamurtarit të Vlorës dhe Shkumbinit të Peqinit. Arritja deri në këtë tur është një sukses më vete për të dyja ekipet, dhe vajtja në finale do të ishte e jashtëzakonshme. Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës "Flamurtari".
Mbajtëse e trofeut në fuqi është skuadra e Vllaznisë së Shkodrës.