Man Siti goditet nga Fulhami në fushën e vet (video)
Mançester - Mançester Siti pësoi një goditje të fortë në përballjen e djeshme me Fulhamin, duke u mundur me rezultatin 3-1 brenda në fushën e vet. Skuadra e Mark Hjuxh nuk arriti dot ta parakalonte Fulhamin në klasifikim, megjithëse u gjend e para në avantazh.
Ireland arrin ta kalojë në avantazh Sitin në minutën e 29-të të takimit me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zonës. Me këtë avantazh Siti do t’i drejtohej dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve.
Në pjesën e dytë Fulhami arrin të kthejë gjithçka në favorin e vet. Golin e barazimit e shënon Dempsey në minutën e 50-të. Dhjetë minuta më vonë Etuhu gjen avantazhin për miqtë e Fulhamit me një super gol. Golin e sigurisë e vulos sërish Dempsey në minutën e 83-të.
Me këtë fitore Fulhami ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 8-të të tabelës. Mançester Siti mbetet në kuotën e 38 pikëve, duke zënë vendin e 11-të.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e këtij takimi.