Perkujtohet sot ne mbare boten viktimat e Holokaustit

27 janari kujton kampet e përqendrimit, produkti i egërsisë nazistë që vrau miliona hebrej, romë, homoseksualë dhe komunistë. Bundestagu në Gjermani përkujtoi përgjatë një ore viktimat e Holokaustit, në 67 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit, në Poloni, më 27 Janar të vitit 1945.
Ai ishte një prej kampeve më famëkeq të përqendrimit. Genocidi kishte filluar para vitit 1942. Por konferenca e Ëannsee para 70 vjetësh shënon pikënisjen e vrasjes sistematike të hebrenjve.
Kryetari i parlamentit gjerman, Norbert Lammert e hapi seancën, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të organeve kushtetuese si dhe të rinj nga Gjermania, Polonia, Franca dhe vende të tjera.
Fjalimin përkujtimor e mbajti Marcel Reich-Ranicki. 91-vjeçari, bir prindërish hebrenj nga Gjermania dhe Polonia jetoi nga 1929 deri në 1938 në Berlin dhe u deportua më pas në Varshavë.
Ushtarë të Ushtrisë së Kuqe e çliruan kampin Aushvic në perëndim të Krakoviës më 27 Janar 1945. Në 1996 përvjetori u shpall nga presidenti i atëhershëm gjerman Roman Herzog si data e përkujtimit të viktimave të nacionalsocializmit. Qysh atëherë në parlamentin gjerman zhvillohet përvit një orë përkujtimore me dëshmitarë të asaj kohe.