E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet sot 102-vjetori i Kongresit të Manastirit

Kongresi i Manastirit u mbajt më 14-22 nëntor 1908, me pjesëmarrjen e mbi 150 dijetarëve të ardhur nga të gjitha viset shqiptare, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj.

Gjatë zhvillimit të punimeve, unanimisht u ra dakord se një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Aty u përfolën disa alfabete, por mendimi mbizotërues ishte se shkronjat latine ishin më të përshtatshme për bashkimin gjuhësor kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i atdhetarit Abdyl Frashëri. Mit’hati ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik, “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça, si dhe 11 anëtarë të tjerë.

Në atë Kongres merrnin pjesë përfaqësues myslimanë, katolikë, ortodoksë, dhe të gjithë erdhën së bashku për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Kongresi i Manastirit vendosi me votë unanime të lërë mënjanë alfabetin e “Stambollit”, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, i cili përdoret edhe në ditët tona. (R. Dunga - Start)

                                                                                             2010-11-22 12:59
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›