Zbulohen 300 vepra të panjohura të Pikasos

Mesatarisht, vlera e pikturave të panjohura shkon rreth 60 milionë euro, ndërsa ka nisur një betejë ligjore mes elektricistit Pier Le Guennec dhe trashëgimtarëve të artistit. Elektricisti kishte punuar për disa instalime në tre nga shtëpitë e piktorit gjatë tre viteve të fundit të jetës së këtij të fundit. Sipas tij, ka qenë vetë Pikaso dhe bashkëshortja e tij që ia kanë dhuruar ato vepra. Gjatë janarit të këtij viti, elektricisti 71-vjeçar ka kontaktuar të birin e piktorit Klod, në mënyrë që koleksioni i tij të vlerësohej si autentik.
Në muajin shtator, ata takohen dhe zbulohet se veprat i pikasin periudhës 1930-‘32. Me t’u siguruar për autenticitetin e veprave të panjohura, djali i piktorit denoncon tek autoritetet elektricistin. Sipas Klod, i ati nuk bënte asnjëherë dhurata, por edhe nëse ndodhte, linte shenjë për ta vërtetuar këtë. Tashmë koleksioni është konfiskuar nga policia deri në një sqarim të mëtejshëm. Në favor të elektricistit është vetëm fakti se Pikaso njihej si një artist bujar e që shpesh u dhuronte miqve dhe të njohurve vepra të tij.
2010-11-30 14:18
[