E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet vepra e dëshmorëve dhe martirëve

Deçan, 11 gusht - Në  kompleksin memorial të varrezave në Gllogjan të Deçanit, në 12 vjetorin e rënies heroike, sot është përkujtuar vepra sublime dhe janë bërë homazhe për gjashtë dëshmorë të kombit. Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë tjerë, duke nderuar veprën heroike për lirinë e Kosovës të dëshmorëve Orhan Halilaj, Enver Halilaj, Halil Sejfijaj  Artan Hasanaj, Naim Nimanaj dhe Arben Ahmetaj, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh mbi varrezat në kompleksit memorial në Gllogjan Edhe pse ne Deçan është caktuar për Ditë të Dëshmorëve 15 qershori, familjarët e dëshmorëve kanë shprehur dëshirë që të afërmit e tyre t’i përkujtojnë dhe nderojnë në përvjetorin dhe ditën që ata kanë rënën në fushëbetejën e luftës së UçK-së. 

Një përkujtim dhe nderim të dëshmorëve të mërkurën është bërë edhe në varrezat e dëshmorëve në Irzniq, ku janë të afërmit e tyre dhe bashkëfshatarë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh mbi varret e 8 dëshmorëve dhe 13 martirëve.
Kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj ka thënë të mërkurën, me rastin e përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të rënë 12 vjet më parë, se vazhdohet me nderimin e dëshmorëve në ditën e rënies dhe betejat ku kanë rënë, edhe pse është caktuar Dita e Dëshmorëve. “Sa i përket organizimit të akademive, është dita e caktuar 15 qershori, dita e të gjithë dëshmorëve të kombit në Deçan”, ka thënë Selmanaj, duke mos dashur të komentojë më shumë përkujtimet e veçanta që bëhen nga ana e familjareve, por edhe zyrtarëve komunalë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›