Serbët kanë gërmuar në vend të gabuar?

Prishtinë, 11 gusht – Shefi i zyrës së Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, Bekim Blakaj, është habitur nga informacioni se në lokalitetin te Rashka nuk gjendet asnjë provë e trupave të varrosur të shqiptarëve nga Kosova, transmeton agjencia serbe FoNet.
Blakaj për radion KiM ka thënë se dyshon se autoritetet serbe kanë kryer gërmimet në vend të gabuar.
“Mendohet se aty gjenden 250 trupa të shqiptarëve nga Kosova. Sa kujtoj, edhe vitin e kaluar, gërmimet janë bërë në një vend tjetër. A është e mundur që përsëri është gërmuar në vendin e gabuar dhe aty nuk ka asnjë trup”, ka pyetur Blakaj.
Gërmimet e terrenit te Rashka kanë filluar para dhjetëra ditëve.
Pas analizës së tokës është zbuluar se në lokalitetin Rudnicë-Majdan, në pjesën para ndërtesës së administratës së kompanisë “Kosmet Put” në Rashkë , nuk ka gjurmë të materieve organike.