E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi premton ndihmë institucionale për Haradinajn

Prishtinë, 11 gusht - Kryeministri Hashim Thaçi ka premtuar të martën ndihmë institucionale për liderin e opozitës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Tribunalin e Hagës në rigjykim të pjesshëm për krime lufte.
“Unë kam besim të plotë në drejtësinë ndërkombëtare, por kam besim të plotë në pafajësinë e z. Haradinaj dhe garancia që do të kërkohet nga Qeveria është minimumi që mund të bëjmë”, ka theksuar kryeministri Thaçi të martën. “Pra, nuk do të kursejmë asgjë në këtë drejtim”.
Në muajin e shkuar Dhoma e Apelit ka vendosur për paraburgimin e Haradinajt, pasi kishin munguar dëshmitë e disa dëshmitarëve bazë gjatë gjykimit të parë të tij. Ajo pati anuluar pjesërisht vendimin e Gjykatës për pafajësi ndaj Haradinajt. Apeli ka pranuar ankesën e Prokurorisë se nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t’i shfrytëzuar të gjitha rrugët, në mënyrë që të paraqiteshin dy dëshmitarë kyçë të rastit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›