E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perla e Tepelenës, një ditë ndryshe në “Ujin e Ftohtë”

“Uji i Ftohtë”,Tepelenë mbetet pa dyshim një nga zonat më të frekuentuara ne aksin rrugor Gjirokaster-Fier. Eshtë një oaz i vërtetë në mes maleve dhe grykave të Jugut të vendit. Uji i burimeve është i ftohte në çdo stine dhe pemet e larta dhe të gjelberta i shtojne hijeshinë dhe bukurinë kësaj mrekullie që ndodhet vetem 8 km jashtë Tepelenës.

I njohur prej vitesh për burimet e tij të shumta, dhe ujin e pastër e të kulluar, ajo terheq me qindra vizitore vendas dhe të huaj. “Uji i Ftohtë”, ky element bazë nga i cili ka marrë emrin edhe vendi, është sot pjesë perberëse e çdo biznesi qe operon në ketë zonë. Te gjitha bizneset kanë në hyrje të ambienteve të tyre çezma prej ketij uji. Nje kalimtar i rastit tregon se kjo është një pikë shume interesante ku udhetaret kanë mundesi të shijojnë jo vetem peisazhin por edhe gatimet e shijshme.

Sipas tij, “Uji i Ftohtë” është vendi ku mund të rrish me orë dhe të jesh i pa lodhur. Shkëmbinjtë, pemët e larta dhe rrjedha e lumit, krijojne një pejsazh të papersëritshëm, i cili në fundjavë perdoret si plazh nga banoret e zonës. Ka marrë emrin “Uji i Ftohtë” sepse zona është e mbizotëruar nga burime natyrore-shkëmbore, ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›