E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetarët e Egjiptit, pro pavarësisë së Kosovës

Instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave, ka organizuar sot një tryezë diskutimi me temën “Bashkëpunimi shoqëror mes Kosovës dhe Egjiptit”.

Tryeza është organizuar me rastin e vizitës të një delegacioni nga Egjipti, me qëllim që të analizohet situata në të dy vendet dhe mundësitë për bashkëpunim në rrafshin shoqëror e joqeveritar.

Në një deklarate për shtyp të KIPRED-it, thuhet se zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, ka thënë se pas largimit të Hosni Mubarakut nga pushteti dhe vizitës së delegacionit të Egjiptit në Kosovë “u hap një derë të vogël, por permanente ku shihet se mund të shkëmbejmë eksperienca.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›