Perlat e muzikes italiane te "Kenget e Shekullit"
Udhetimi i "Kengeve te Shekullit", kete jave, mberriti ne Tv Klan ne mbremjen e se dieles, me muziken me te bukur te vendit fqinje Italise. Kengetareve te njohur shqiptare, te cilet jane ngjitur ne skenen e ketij spektakli edhe ne net te tjera, si Kastriot Tusha, Altin Goci, Eranda Libohova, etj, ne kete spektakel kete jave edhe nje emer i per publikun, por qe i kishte munguar disi skenave shqiptare kantautori Gjergj Leka. Por kete te djele, iu shtua edhe nje tjeter ze shume i vecante i muzikes se lehte shqiptare, kengetarja Eliza Hoxha, si dhe Suela Kalaja, Suela u ri-ngjit ne skene pas nje mungese 10 vjecare. Ishin pikerisht keta kengetare qe kane emocionuar publikun ne salle dhe teleshikuesin, duke kenduar kenge qe kane qene hite per breza te tere dhe suksese te viteve te fundit. Autoret e programit kishin zgjedhur kete jave qe te sillnin ne kujtesen e nostalgjikeve, kenget e paharrueshme te Modunjos, Mines, Renato Zeros.Al Banos, etj. Nje mbremje e gjate por qe mbajti te gozhduar para ekraneve me qindra telespektatore si dhe spektatorin ne salle per tre ore rresht. Por, perlat e muzikes italiane jane aq te shumta sa nuk do te mjaftonte nje nate e tere per te kenduar, megjithate organizatoret i kishin sjelle para publikut ne formen e midleve, ku nje kengetar kendonte tre ose kater kenge bashke. Momente shume te vecanta ka sjelle edhe i ftuari special Nikola Di Bari, i cili jo vetem qe bere gjithe publikun qe te kendonte me te, por i dhuroi nje pershendetje speciale bashkeshortes se tij, qe e kishte shoqeruar. Me frazen "Grazie d'esistere" (faleminderit qe egziston) ai i ka dedikuar edhe nje kenge te cilen e kendoi edhe per publikun shqiptar. Ai kishte sjelle per spektatoret disa nga kenget qe jane kthyer edhe per publikun tone ne hite, kenge qe u kenduan edhe ne kor nga publiku ne salle, si "Che colpa ne ho", "Vagabondo", etj. Nuk munguan as pergezimet e Nikola di Barit i cili, u surprizua nga mikpritja qe iu be ne Tirane,. Moderatori i programit, Pandi Laco, edhe kete nate ka shpalosur edhe nje here talentin e tij per te kenduar kur i eshte bashkuar kantautorit Gjergj Leka me te cilin kendoi nje fragment te kenges se Kocantes "Margerita".Gjithashtu, nje nga momentet me te bukura te ketij spektaklin ishin dueti qe kengetari Sherif Merdani beri me djalin e tij dhe dueti i Saimir Cilit me bashkeshorten e tij Suela Kalaja, qe u priten mjaft mire nga publiku. Nje shenje kjo, e cila flet per suksesin e padiskutueshem qe pati nata e muzikes italiane. Spektakli, kesaj here, erdhi per teleshikuesit dhe per spektatoret ne salle te dielen,. Si cdo jave nje rol shume te rendesishem, luajti edhe elementit koreografik, i sjelle me mjaft origjinalitet dhe enkas per kete spektakel, trupa e baletit e Televizionit Klan, e drejtuar nga Albi Nako. "Kenget e Shekullit" shenuan keshtu, suksesin e radhes ne kete edicion, i cili nga teatri i Televizionit Klan, po sjell per shqiptaret perlat e muzikes boterore. Por, cfare do te sjelle java e ardhshme? Java e ardhshme do t'i kushtohet muzikes cigane. Sigurisht qe kur thua muzika cigane te vijne ne mendje ritmet dhe alegria qe ka kjo gjini dhe qe me siguri do te sjelle shume kenge te cilat ashtu si edhe ne netet e tjera, e kane kthyer teatrin Klan ne salle vallezimi, ku kercehet, kendohet dhe ku kalohen dy ore shume te gezueshme. Sa i perket te ftuarit special te mbremjes, ende nuk eshte bere i ditur emri i tij, por sigurisht, qe surprizat nuk do te mungojne dhe do te jene te shumta. Tashme spektakli Kenget e Shekullit eshte bere nje nder spektaklet me te dashur dhe me te pelqyer nga publiku shqiptare dhe kjo i ve edhe me shume para pergjegjesise organizatoret e tij, qe te sjellin gjithmone e me shume gjera te bukura.
Gjergj Leka, Eliza Hoxha dhe Suela Kalaja, ishin kengetaret qe iu bashkengjiten kete jave armates se emrave shume te njohur te skenes se spektaklit "Kenget e Shekullit". Muzika italiane ka gozhduar para ekranit per rreth 120 minuta telespektatore dhe spektatoren ne salle ku u kenduan perla boterore, qe i kane rezistuar viteve dhe vijne per publikun po aq te fresketa dhe emocionuese. Spektakli i mbremshem ka sjelle edhe shume duete, qe nuk ishin pare ne krijimtarine individuale te kengetareve. Keshtu per here te para Sherif Merdani kendoi kengen "Tu voi far'americano" me djalin e tij, po ashtu kantautori Saimir Cili solli ne nje duet me bashkeshorten e tij hitet me te bukura te Renato Zeros, si "I miliori ani" "Cercami", etj.
Gjergj Leka, Eliza Hoxha dhe Suela Kalaja, ishin kengetaret qe iu bashkengjiten kete jave armates se emrave shume te njohur te skenes se spektaklit "Kenget e Shekullit". Muzika italiane ka gozhduar para ekranit per rreth 120 minuta telespektatore dhe spektatoren ne salle ku u kenduan perla boterore, qe i kane rezistuar viteve dhe vijne per publikun po aq te fresketa dhe emocionuese. Spektakli i mbremshem ka sjelle edhe shume duete, qe nuk ishin pare ne krijimtarine individuale te kengetareve. Keshtu per here te para Sherif Merdani kendoi kengen "Tu voi far'americano" me djalin e tij, po ashtu kantautori Saimir Cili solli ne nje duet me bashkeshorten e tij hitet me te bukura te Renato Zeros, si "I miliori ani" "Cercami", etj.