E Diel, 1 Nëntor 2026

Specialistët: Europa nuk do ta flakë monedhën e saj

Europa nuk do ta flakë monedhën europiane pavarësisht krizës ekonomike që po përparon gjithmonë e më shumë. Ekspertë të ekonomisë në vend deklarojnë se bankat e Eurozonës po marrin të gjitha masat që të mbrojnë euron.

Megjithatë sipas anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arjan Kadareja nëse një gjë e tillë ndodh do të ketë efekte edhe në vendin tonë.
 

Në të njëjtën linjë qëndron edhe një tjetër ekspert i njohur i ekonomisë shqiptare Zef Preçi i cili deklaron Europa do të mbrojë monedhën e saj simbol. Por gjithësesi sipas Preçit pritet që të rrezikimi i euros të shoqërohet me sanksione ndaj vendeve që synojnë integrimin.
 

Kriza ekonomike që ka përfshirë një sërë vendesh të Europës ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e monedhës europiane.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›