Perleshja e armatosur, burg te dyshuarve
E. Arapi
Durres- Gjykata e Faktit ne Durres vendosi dje te linte ne "arrest ne burg" dy te arrestuarit nga Shkozeti qe akuzohen per perleshjen e armatosur mes dy familjeve ku mbeten te plagosur pese persona, kater nga te cilet udhetare te pafajshem. Nazim Kalemi dhe Kujtim Meta jane derguar ne gjykate ne masa te larta sigurie, ndersa ne mungese po zhvillohen hetimet per te dyshuarin e trete, R. Kalemi, 25 vjec. Prokuroria eshte treguar e rrepte me te arrestuarit duke ngritur ndaj Kalemit dhe Metes akuzen e rende "vrasje ne rrethana te cilesuara". Avokatet e dy familjeve rome e kundershtuan ashper kete akuze, duke kerkuar vetem gjykimin per armembajtje pa leje. Nderkohe qe Nazim Kalemi dhe Kujtim Meta po gjykohen, R. Kalemi u deklarua i shpallur ne kerkim si bashkepunetor dhe shkaktar i ngjarjes. Paralelisht me masen e sigurise po kryhen edhe veprime te tjera hetimore. Policia shkencore ka derguar ne laborator dy armet automatike model 56, te cilat iu sekuestruan dy te arrestuarve Kujtim Meta dhe Nazim Kalemi. Enigma e madhe e hetuesve mbetet akoma per t'u zgjidhur ne lidhje me faktin se cila nga armet kreu qitjen qe la 5 te plagosur dhe pritet pergjigjja e balistikes. Konflikti mes familjeve ka nisur nje vit me pare per shkak te nje vajze nga fisi Meta dhe jane shenuar 2 atentate me 7 te plagosur.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi prane Nish Tulles ne Shkozet, kur perleshja fizike mes familjeve Meta dhe Kalemi perfundoi ne perdorimin e armeve automatike. Bresherite lane te plagosur Dilaver Meten, por edhe kater udhetare te linjes Durres-Shkozet, qe sapo kishin zbritur nga autobusi, njeri nga te cilet rrezikon jeten.