Perleshja e armatosur terrorizon shkodranet
Shkoder- Perleshja e armatosur ne mes te dites, terrorizon banoret e Shkodres duke u kujtuar ditet e frikshme te vitit 1997. Shkembimi i zjarrit ndodhi mes dy makinave qe u zhduken brenda disa sekondash ashtu dhe sic u shfaqen ne hyrje te qytetit, prane tregut te shumices. Plumbat plagosen nje person qe shkarkonte mallrat nga fugoni dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen, ndersa objekt i sulmit eshte bere edhe nje makine e policise private qe shoqeronte nje ngarkese lekesh per bankat. Policia tha se nisi hetimet, ndersa i plagosuri Hysen Tula, 52 vjec, u dergua ne spital ne gjendje te rende per jeten, pasi mori dy plumba ne trup. Ne kete shkembim zjarri jane perfshire edhe policet private, qe kane kujtuar se kane qene objekt sulmi per grabitje. Deri ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar apo te identifikuar.
Persona ende te paidentifikuar kane nisur shkembimin e zjarrit rreth ores 12:00 te dites se djeshme ne vendin e quajtur "Bexhisteni", ne hyrje te qytetit te Shkodres. Deshmitaret dhe policet private te sigurise se bankave treguan per blute se te shtenat e para kane ardhur nga nje mjet fuoristrade me ngjyre te gjelber. Objekt ka qene nje tjeter mjet tip "Benz", ne ecje e siper, me ngjyre te bardhe, qe hynte ne qytet. Pas autovetures qe u be shenjester e plumbave, mesohet se gjendej ne udhetim edhe nje mjet i vogel i policise private qe shperndante parate ne bankomate. Policia tha se nga verifikimet ne spital u gjet vetem nje i plagosur me arme zjarri, Hysen Tula, 52 vjec, por qe ishte vetem nje person i rastesishem qe per fat te keq ne momentin e ngjarjes shkarkonte mallra nga nje fugon i parkuar ne rruge. Te dhena te tjera per te plagosur nuk ka pasur, kurse autoret e perfshire ne kete rivalitet te armatosur kane mbetur mister. Policia tha se dyshohet qe te kete qene nje atentat per larje hesapesh ose nje hakmarrje e vjeter mes grupeve. Por nuk eshte perjashtuar as pista e gjakmarrjes, nje fenomen teper i njohur ky ne qarkun e Shkodres. Qytetaret i thane policise, se bresherite ishin te frikshme dhe ata u perpoqen te fshiheshin per t'i shpetuar vdekjes, ndersa nje person mbeti i pergjakur ne mes te rruges.
Rudina Llazari