E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr ne pusin e naftes Zharrez, Shkak, nje defekt ne makineri

Fier- Nje defekt teknik ne makinerite e kompanise kanadeze te naftes, "Bankers", ka vene ne alarm zjarrfikeset e Fierit dhe te kompanise "Albpetrol". Vatra e zjarrit eshte shfaqur rreth ores 17:30 te dites se djeshme,gjate manovrimeve ne pusin prane sektorit te shtate ne Zharrez. Nderhyrja e menjehershme me mjete zjarrfikese nga kompania ka bere te mundur qe brenda pak minutave zjarri te shuhet dhe te shmangej ndonje tragjedi e mundshme. Burime te policise qe nisen hetimet per kete rast thane se, nuk ka pasur deme ne njerez, pasi flaket jane shuar shpejt, ndersa shkak eshte bere nje defekt ne makineri. Zjarri i rene mesohet se mund te kishte pasoja te renda, nese nuk do te shuhej ne kohe, pasi shume prane pusit ka pasur nje rezervuar me propan, leng shume i ndjeshem ndaj temperaturave, qe mund te shkaktonte shperthim me pasoja si ne makineri dhe pajisje, ashtu edhe ne punetoret qe ishin ne sektor ne ato momente. Specialistet kane riparuar defektin dhe gjithcka eshte kthyer ne normalitet.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›