E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim gazi ne Bulqize. 1 i vdekur e 8 te plagosur

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa 8 të tjerë janë plagosur pasi u përfshinë nga një shpërthim gazi në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në nivelin e 16-të në një zonë ku po punohej për zgjerimin e galerisë. Sipas të dhënave nga kompania ACR dhe Ministria e Ekonomisë, të përfshirët në këtë aksident ishin specialistët e Njësisë Gazmatëse.

Viktima është Naim Shyti, 39- vjeç, ndërsa të plagosurit rënë janë Hajri Koçi dhe Basri Toska. Për shkak të plagëve të rënda këta dy persona janë transportuar për në Spitalin Tiranë, ndërsa 6 të tjerët po kurohen në Spitalin e Bulqizës.

Burime të Albanian Screen në kompaninë ACR sqaruan se specialistët po kryenin kontrollet për nivelin dhe sasitë e gazit në një zonë që ende nuk ishte hapur për nxjerrjen e mineralit. Mësohet se punonjësit janë ndeshur me një zonë që kishte hidrogjen të lëngshëm, çka dhe shkaktoi shpërthimin dhe lëndimin e minatorëve.

Ndërkohë, pak pas ngjarjes, kreu i Konfederatës së Sindikatave tha se të përfshirët në shpërthimin e nivelit të 16-të nuk i përkasin Njësisë Gazmatëse, por ishin minatorë ta paspecializuar për kontrolle të tilla. Ata ishin pjesmarrës në grevë dhe protesta.

Niveli ku po punohej ishte pjesë e sapohapur dhe pritej marrja e lejeve nga punonjësit e sigurisë për të nisur nxjerrjen e kromit. Kjo zonë ishte përfshirë në marrëveshjen më të fundit mes ACR dhe ministrisë. Sipas përcaktimeve kjo do të ishte zona ku do të kishte investime dhe zgjerim i galerisë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›