Konfliktohen per pronen i ve zjarrin ullishtes
Rreth 30 hektarë tokë me ullinj janë djegur qëllimisht si pasojë e një konflikti pronësie në Berat. Sipas policisë, sipërfaqja e djegur ndodhet në fshatin Poshnjë dhe bëhet fjalë për plantacionin me ullinj të familjes Protoduari në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit në rrugën Berat-Fier.
Zjarri është dalluar fillimisht nga banorët e zonës të cilët kanë dhënë ndihmën e tyre edhe për shërbimin e zjarrfikses, por pa mundur t’i shuajnë flakët deri në orët e para të ditës së sotme edhe për shkak të terrenit të thyer.
Si rezultat i zjarrit qe vazhdoi gjatë gjithë natës u shkrumbuan tërësisht 30 hektarë të mbjella me ullinj. Paraprakisht policia tha se konflikti i pronësisë ka qenë shkak i kësaj zjarrëvënie të qëllimshme. Megjithatë grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Artan Diko