Perleshje me arme ne qytet, arratiset Gjon Biba
Mirdite- Perleshje me arme ne mes te qytetit midis policise se Mirdites dhe dy personave qe nuk i jane pergjigjur thirrjes per t'u dorezuar. Nje grup special agjentesh i derguar nga drejtoria e policise Lezhe, ka tentuar te beje ndalimin e Gjon Bibes, por i riu eshte larguar me shpejtesi, duke marre me pas nje automjet tip "Fuoristrade". Burime policore thane se aksioni eshte zhvilluar ne kuader te hetimeve per ekzekutimin e 19 vjecarit Fatmir Pjetri nje jave me pare ne Koder Spac per motive gjakmarrje. Per ngjarjen ka nje te ndaluar, bashkemoshatari dhe shoku i viktimes, Zef Marku, per te cilin policia nuk jep shpjegime nese eshte i implikuar apo e ka marre ne ruajtje. Policia e Shtetit ka bere te ditur se nje grup special i policise ka tentuar te prangose shtetasin Gjon Biba, nga qytetit i Rreshenit. Ne momentin e arrestimit ne rruge ka pasur shume njerez, ndaj i dyshuari qe dyshohet se do shoqerohej ne kuader te hetimeve per vrasjen e Fatmir Pjetrit, ka mundur qe te largohet ne drejtim te pa ditur. Policia e ka ndjekur me shume kembengulje madje behet e ditur se ka qelluar ne drejtim te makines fuoristrade. Qytetaret jane terrorizuar nga te shtenat e armeve qe kane qene te ndersjellta, po per fat nuk ka pasur viktima ne rruge. Gjon Biba, se bashku me nje person tjeter, qe gjendeshin ne makine, e kane braktisur mjetin ne afersi te fshatit Gezic dhe me pas jane larguar me shpejtesi ne zonen malore. Sipas nje informacioni nga drejtoria e policise se qarkut Lezhe, policia ka vijuar ndjekjen por per momentin ka qene e pa mundur kapja e tij. Nderkohe qe shoqeruesi ne mjetin e Bibes eshte vetedorezuar. Policia e nisi me shpejtesi drejt komisariatit te Lezhes, se bashku me mjetin, ne masa te rrepta sigurie.
P. T
P. T