E Diel, 1 Nëntor 2026

Drafti i Kodit RREGJISTRIMI I SUBJEKTEVE ZGJEDHORE

Neni ....

Subjektet Zgjedhore dhe kandidatet

1. Subjekt zgjedhor eshte nje parti politike, ose nje koalicion partish politike, te cilet paraqesin liste shume emerore per kandidate, sipas rregullave qe percaktohen ne kete Kod.

2. Subjekt zgjedhor mundet te jete edhe nje shtetas shqiptar me te drejte vote i cili propozohet si kandidat per deputet nga nje grup zgjedhesish , sipas percaktimeve te bera ne kete Kod.

3. Kandidat eshte shtetasi qe ploteson kushtet e parashikuara nenin 45 dhe nenin 69 te Kushtetutes dhe qe regjistrohet si i tille ne KQZ.

Neni ...

Regjistrimi i partive politike si subjekte zgjedhore per zgjedhjet ne Kuvend

1. Cdo parti politike duhet te paraqese kerkesen per tu regjistruar si subjekt zgjedhor, ne KQZ, jo me vone se 60 dite perpara dates se zgjedhjeve.

2. Per t'u regjistruar si subjekt zgjedhor, nje parti politike duhet te paraqese ne KQZ:

a) vertetimin qe partia eshte regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane;

b)emrin, mbiemrin dhe adresen e kryetarit te partise, i cili eshte personi i autorizuar per te paraqitur kandidatet;

c)emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresen e partise;

c) specimenin e vules se partise;

d)emrin, mbiemrin dhe adresen e financierit te partise;

dh) emrin, mbiemrin dhe adresen e personit pergjegjes per komunikimin me KQZ-ne.

Neni ...

Regjistrimi i koalicioneve zgjedhore

1. Dy ose me shume parti politike te regjistruara si subjekte zgjedhor ne KQZ, sipas nenit ... te ketij Kodi, mund te regjistrohen ne KQZ si koalicion zgjedhor ne shkalle vendi, jo me vone se 45 dite perpara dates se zgjedhjeve.

2. Nje parti politike pjesemarrese ne nje koalicion nuk mund te marre pjese ne nje koalicion tjeter dhe as te paraqese liste shume emerore kandidatesh jashte koalicionit ku ajo ben pjese.

Neni ....

Lista e kandidateve te partive dhe koalicioneve te partive

(1). Partia politike qe eshte regjistruar ne KQZ si subjekt zgjedhor sipas neneve ....... te ketij Kodi, depoziton ne KQZ listen shume emerore te kandidateve te saj per cdo zone zgjedhore, jo me vone se 40 dite para dites se zgjedhjeve.

(2) Partia politike pjesetare e nje koalicioni depoziton ne KQZ listen shume emerore te kandidateve te saj per cdo zone zgjedhore, jo me vone se 40 dite para dites se zgjedhjeve.

(3). Kandidati per deputet i regjistruar ne nje liste shume emerore ne nje zone zgjedhore , nuk mund te regjistrohet si i tille per nje zone zgjedhore tjeter qofte edhe per llogari te nje partie apo koalicioni tjeter, dhe as si i propozuar nga nje grup zgjedhesish.

(4). Emrat ne listen e partise paraqiten te renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri nje. Numri i kandidateve ne listen shume emerore te nje partie te regjistruar si subjekt zgjedhore me vete ose e koalicionit, eshte jo me i vogel se sa numri i mandateve qe do te zgjidhen ne zonen zgjedhore perkatese. Per partite pjesetare te koalicionit numri i kandidateve per partine nuk duhet te jete me i vogel se sa gjysma e mandateve qe zgjidhen ne zonen zgjedhore perkatese.

(5) Per cdo zone zgjedhore te pakten tridhjete per qind e listes shume emerore ose/dhe nje ne tre emrat e pare te listes shume emerore duhet ti perkase seciles gjini.

6. Mospermbushja e njerit prej kushteve te parashikuara ne kete nen ne lidhje me perberjen e listes shume emerore sjell si rrjedhoje refuzimin e listes nga KQZ.

Neni....

Listat mbeshtetese te partive politike dhe koalicioneve

Lista e kandidateve te paraqitur nga partite politike te cilat nuk zoterojne asnje mandat ne Kuvendin pararendes, duhet te mbeshtetet nga jo me pak se 10 000 zgjedhes. Ne rastin e koalicionit zgjedhor kjo liste duhet te permbaje jo me pak se 15 000 zgjedhes. Bejne perjashtim nga ky rregull koalicioni ku partite pjesetare zoterojne bashkerisht ne Kuvend nje numer mandatesh jo me te vogel se numri i partive pjesetare te koalicionit.

Neni ...

Kandidatet e propozuar nga zgjedhesit

(1). Nje grup zgjedhesish ne nje zone zgjedhore kane te drejte te propozojne nje kandidat per ate zone zgjedhore, i cili permbush kushtet e percaktuara ne nenin 45 dhe 69 te Kushtetutes dhe ato te percaktuar ne kete Kod, jo me vone se 40 dite nga dita e zgjedhjeve.

(2) Kandidati i propozuar nga nje grup zgjedhesish nuk mund te jete pjese e asnje partie apo koalicioni qe konkurron ne zgjedhje dhe as te mbeshtese haptazi apo ne menyre te terthorte ndonje subjekt apo kandidat tjeter qe konkurron ne zgjedhje .

(3) Per paraqitjen e nje kandidati nga zgjedhesit, krijohet nje komitet nismetar me jo me pak se 9 zgjedhes nga zona zgjedhore perkatese, te cilet jane te ngarkuar per mbledhjen e firmave mbeshtetese per kandidatin. Jo me vone se 60 dite para dites se zgjedhjeve Komiteti nismetar regjistrohet ne KQZ duke paraqitur emrat e anetareve te komitetit. Qe komiteti te regjistroje nje kandidat per deputet duhet te kete marre mbeshtetje per kandidatin, e nje numri zgjedhesish qe i korrespondon me jo me pak se 1% te listes se zgjedhesve te zones zgjedhore, sipas procedurave te percaktuara ne Kod.

Neni ...

Proceduara e mbledhjes se nenshkrimeve

(1). Zgjedhesit depozitojne nenshkrimet e tyre per mbeshtetjen e kandidatit te propozuar nga nje grup zgjedhesish apo per partite dhe koalicionet e parashikuara ne nenin .... , ne KQZ apo perpara noterit publik. KQZ miraton dhe ve ne dispozicion formularin per depozitimin e firmave jo me vone 90 dite para dates se zgjedhjeve.

(2). Nenshkrimi shoqerohet me te dhenat e plota te zgjedhesit ku perfshihet emri dhe mbiemri, vendbanimi i perhershem, dhe numri i dokumentit te identifikimit. Zgjedhesi duhet te jete i regjistruar ne zonen zgjedhore perkatese dhe nuk mund te mbeshtese me shume se nje kandidat, parti apo koalicion.

Neni...

Dokumentet e kandidimit

1. Dokumentet e kandidimit duhet te jene ne perputhje me kerkesat e ketij Kodi dhe sipas formes se percaktuar ne udhezimet e KQZ-se.

2. Dokumentet e kandidimit duhet te permbajne keto te dhena:

a) Listen e plote te kandidateve me renditjen perkatese te nenshkruar nga kryetari i partise ose propozimin nga Komiteti Nismetar i nje Grupi Zgjedhesish;

(b) emrin, atesine, mbiemrin datelindjen, gjinine, adresen e kandidatit dhe nje kopje te dokumentit te identifikimit ;

c) deklarimin e kandidatit qe ai gezon te drejten dhe vullnetin per te kandiduar;

c) deklarimin e kandidatit te propozuar nga nje grup zgjedhesish se ai/ajo nuk do te mbeshtetet apo mbeshtese asnje parti politike ne zgjedhje;

d) nje liste te nenshkruar nga zgjedhesit e zones perkatese qe mbeshtesin kandidatin ose partine sipas neneve ... te ketij Kodi.

Neni.....

Verifikimi i dokumentacionit nga KQZ-ja

(1). KQZ-ja verifikon rregullsine e dokumentacionit te kandidimit dhe nese veren parregullsi apo mospermbushje te kerkesave te Kodit Zgjedhor, ja kthen ato subjekteve zgjedhore per korrigjim jo me vone se 35 dite perpara zgjedhjeve.

(2). Dokumentacioni i korrigjuar depozitohet jo me vone se 32 dite perpara zgjedhjeve. Vendimi per miratimin ose refuzimin e dokumentacionit perfundimtar merret brenda 48 oreve nga depozitimi i tyre.

(3). KQZ-ja e publikon listen e plote te kandidateve ne tri gazetat me tirazh me te madh ne shkalle vendi, ne mediat elektronike si dhe ne faqen zyrtare te saj ne internet. Nje kopje te listes per cdo zone zgjedhore i dergohet Prefektit, Keshillit te Qarkut, dhe KZAZ -ve, te cilat e publikojne ate ne mediat vendore dhe e shpallin ne vende publike ne zonen e tyre, sipas udhezimeve te marra nga KQZ-ja.

(4). Emrat e listave shumemerore, dhe renditja e tyre nuk mund te ndryshohen pas miratimit perfundimtar nga ana e KQZ-se sipas pikes 2 te ketij neni.

(5) Jo me vone se 90 dite nga dita e zgjedhjeve, KQZ percakton me udhezim te vecante rregullat per verifikimin e dokumentacionit te kandidimit.

Grate

Per cdo zone zgjedhore, te pakten 30% e listes shumemerore ose/dhe nje ne tre emrat e pare te listes shumemerore duhet t'i perkase seciles gjini.

Ku partite politike apo koalicionet e partive politike paraqesin nje liste qe nuk permbush kriteret e perfaqesimit te barabarte gjinor, KQZ nuk e pranon listen shumemerore, duke lene nje afat peseditor per propozimet perkatese. Ne rast se pas perfundimit te ketij afati, partite politike apo koalicionet riparaqesin nje liste qe serish nuk permbushin kriteret e kerkuara si me siper KQZ nuk i regjistron si subjekte politike..


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›