E Diel, 1 Nëntor 2026

"Perfaqesimi i grave ne lista dhe ne KQZ"

Partia Socialiste dhe Forumi i Gruas Socialiste pershendet hapin e ndermarre ne mbledhjen e sotme te Komisionit te posacem per Reformen Zgjedhore, ne lidhje me kuotat e perfaqesimit te grave dhe vajzave, ku parashikohet qe : "per cdo zone zgjedhore te pakten 30% e listes shume emerore ose/dhe nje ne tre emrat e pare te listes shume emerore duhet ti perkase seciles gjini". Ajo qe eshte akoma dhe me e rendesishme eshte se sanksioni per partite qe nuk e plotesojne kete kuote eshte mos regjistrimi si force politike ne zgjedhje. "Ne e pershendesim kete arritje sepse PS eshte partia e pare dhe e vetme qe ka miratuar ne statutin e saj kuotat e perfaqesimit te grave dhe vajzave, dhe sot e vleresojme kete hap dhe e nxisim te shtrihet me tej ne politike", tha koordinatorja e Forumit te Gruas ne PS, Ermira Danaj. "Partia Socialiste kerkon gjithashtu qe kjo fryme e rritjes se perfaqesimit te grave dhe vajzave, te futet edhe ne perberje te se gjitha institucioneve te administrimit te procesit zgjedhor, qe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e deri ne shkallen me te fundit te kesaj piramide", deklaroi ajo.

"Partite, me shume vullnet per Kodin"

Bashkekryetari socialist i komisionit per reformen zgjedhore, Fatmir Xhafaj deklaroi diten e djeshme pas perfundimit te mbledhjes, se partite politike duhet te tregojne me shume vullnet per te perfunduar ne kohe edhe amendimin e Kodit Zgjedhor. Sipas socialistit Xhafaj, komisioni deri tani ka kaluar mbi 70 nene te ndryshuara te Kodit, por sipas tij ka ende pune per ndryshimet e tjera, te cilat mund te hasin edhe me shume debat ne komision dhe per pasoje ta zgjasin kohen e perfundimit te tij.

"Grate ne listat e kandidimit, vleresim"

Kryetarja e nenkomisionit parlamentar per Ceshtjet Sociale dhe te Barazise Gjinore, Lajla Pernaska pershendeti dje perfshirjen ne Kodin e ri Elektoral te kuotes me 30 per qind gra ne listat e kandidateve ne zgjedhje, duke e cilesuar ate nje kriter ne rrugen e integrimit evropian te vendit. Sipas Pernaskes, ky moment eshte kurorezim i punes disa vjecare dhe i shume perpjekjeve, duke filluar nga ato te organizatave qe mbrojne te drejtat e grave, por dhe nje angazhim i drejtperdrejte i mazhorances.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›