Kodi, grate "penalizim" partive
TIRANE - Konsensus mes partive politike per koalicionet e perbera dhe per perfshirjen e grave ne listat e kandidateve. Komisioni per reformen zgjedhore arriti dje te marre dy vendime te rendesishme per sa i perket edhe amendimit te Kodit Zgjedhor. Ne nje mbledhje me dyer te mbyllura, perfaqesuesit e te gjitha partive politike rane dakord ne lidhje me menyren sesi do te funksionojne koalicionet parazgjedhore ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por nga ana tjeter edhe per perfaqesimin me 30 per qind te grave ne listen e cdo partie. Por pas perfundimit te mbledhjes, perfaqesuesit e mazhorances dhe ata te opozites pohuan se ky komision nuk mund ta perfundonte punen per amendimin e Kodit Zgjedhor brenda dates 30 shtator, afat ky i percaktuar me pare per perfundimin e punes ne Komision, cka paralajmeron kerkesen per nje shtyrje te metejshme.
Koalicionet
Komisioni parlamentar per Reformen Zgjedhore vendosi dje qe partite politike kane te drejten te regjistrohen ne koalicione parazgjedhore per sa i perket futjes ne garen e ardhshme elektorale. "Dy ose me shume parti politike te regjistruara si subjekte zgjedhor ne KQZ, mund te regjistrohen ne KQZ si koalicion zgjedhor ne shkalle vendi, jo me vone se 45 dite perpara dates se zgjedhjeve", theksohet ne nenin e amenduar dje te Kodit Zgjedhor. Por sipas vendimit te marr ne Komision ne unanimitet nga forcat politike, nje parti politike e cila eshte regjistruar si pjese e nje koalicioni, nuk mund te marre pjese ne nje koalicion tjeter dhe as te paraqese liste shume emerore kandidatesh jashte koalicionit ku ajo ben pjese. Me pas sipas ndryshimeve, partia politike qe eshte regjistruar ne KQZ si subjekt zgjedhor sipas neneve ketij Kodi, depoziton ne KQZ listen shume emerore te kandidateve te saj per cdo zone zgjedhore, jo me vone se 40 dite para dites se zgjedhjeve. Te njejten gje ben dhe partia politike, qe eshte pjese e koalicionit. Por duket se kandidimi i partive politike, te cilat nuk jane aktualisht parlamentare do te jete nje problem i madh per keto te fundit. Kjo pasi ne Kod, eshte percaktuar qe keto parti duhet te paraqesin firmat e 10 mije zgjedhesve ne rast se kandidojne si te vetme dhe 15 mije ne rast se kandidojne si pjese e koalicioni partiak.
Grate
Komisioni per reformen mori dje vendimin per fiksimin e kuotave te barazise ligjore ne listat e cdo partie e cila do te kandidoje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Keshtu dje u ra dakord qe listat zgjedhore duhet te parashikojne jo me pak se 30% per secilen parti. Ky detyrim ne rast se nuk do te kryhet dhe nuk do te merret parasysh nga partite politike, ai nuk mund te kete te drejten te regjistrohet si subjekte zgjedhor. "Listat zgjedhore duhet te parashikojne jo me pak se 30% per secilen parti. Ky propozim i sjelle nga ekspertet u avancuar me tej nga Komisioni duke vendosur kushtin qe, nese nje parti ne listen shume emerore nuk e ploteson kete detyrim, nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor", ka deklaruar pas mbledhjes se Komisionit, Xhafaj. Sipas ketij ndryshimi, KQZ ka te drejten mos i regjistroje keto parti dhe per pasoje t'i lere jashte zgjedhjeve qe pritet te mbahen ne qershor te vitit te ardhshem. Komisioni per reformen zgjedhore pritet te mblidhet perseri per te diskutuar edhe ceshtje te tjera te rendesishme per sa i perket edhe infrastruktures zgjedhore ne vend. Fatjona Mejdini