Perleshje me thika te "Don Bosko", plagosen 4 adoleshente
Tirane-Nje tjeter sherr mes te rinjsh, ka perfunduar ne perdorimin e thikave duke shkaktuar kater te plagosur. Ngjarja ndodhi mbremjen e djeshme ne rrugen "Don Bosko" ne kryeqytet. Konflikti qe degjeneroi ne dhune fizike, ka nisur rreth ores 21.00 ne nje lokal qe ndodhet ne kompleksin e pallateve prane televizionit "Vizion Plus". Fillimisht grupi i te rinjve kane debatuar me njeri-tjetrin per shkaqe ende te paqarta dhe me pas kane dale prej andej duke u perleshur me thika. Mesohet se grindja ka ndodhur mes dy grupeve kundershtare, prej nga kane mbetur te plagosur kater te rinj. Te plagosurit jane Arben Papleka 19 vjec dhe Ornest Mulaj, 18 vjec, si dhe nga pala kundershtare e tyre dy vellezerit Aleksander dhe Malvin Hasani. Te plagosurit jane derguar menjehere drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane, ku mesohet se gjendja e dy prej tyre eshte e rende per jeten. Ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta te komisariatit nr.3 te policise se Tiranes, si dhe specialiste te sektorit te hetimit te krimit ndaj jetes dhe shendetit. Ata kane shoqeruar ne polici disa te rinj, te cilet mendohet se kane dijeni per ngjarjen, ndersa mesohet se nje prej te rinjve pjesemarres ne konflikt eshte arrestuar. Per zbardhjen e ngjarjes pritet te merren ne pyetje te plagosurit. Dy dite me pare nje perplasje tjeter, ndodhi mes disa te rinjve ne Tiranen e Re. Dy vellezer Klajdi dhe Roland Ceco, mbeten te plagosur pas perdorimit te mjeteve te ftohta, ndersa policia identifikoi si te dyshuar te ngjarjes 20-vjecarin Klajdi Kodra, i cili eshte ende ne kerkim.
Te plagosur
Arben Papleka
Ornest Mulaj
Aleksander Hasani
Malvin Hasani