E Diel, 1 Nëntor 2026

Karambolohen tre makina me targa te huaja, 5 te plagosur

Elbasan-Vazhdojne te regjistrohen aksidente ne rruget e vendit. Nje tjeter aksident i rende u regjistrua pasditen e djeshme. Aksidenti i trefishte ndodhi prane fshatit Bishqem, ne rrugen qe lidh Elbasanin me Peqinin. Ne te u perfshine 3 automjete me targa te huaja. Burime te policise bene te ditur se drejtuesi i njerit prej makinave ka bere nje parakalim te gabuar, duke u perplasur me dy mjetet e tjera. Per pasoje kane mbetur te plagosur 5 persona qe po udhetonin ne to. Sipas policise, automjeti i drejtuar nga 25-vjecari Astrit Turozhi me targe greke NZA 4435, gjate parakalimit eshte perplasur me automjetin tip "Benz" me targe CK 724 XJ qe drejtohej nga 27-vjecari Artur Bej, ku brenda tij ndodheshin dhe e shoqja shtatzene dhe i biri. Perplasja eshte transmetuar edhe tek nje tjeter automjet me targa italiane me targe DR 583 JV, qe drejtohej nga 33-vjecari Edmond Gorovelli. Si pasoje e kesaj ngjarjeje, te pese personat e perfshire ne kete aksident kane mbetur te demtuar, por mesohet se jane jashte rrezikut per jeten. Per fat te mire kane shpetuar pa deme serioze, edhe gruaja shtatzene dhe djali i saj i vogel. Te plagosurit jane derguar ne spital, ku u eshte dhene edhe ndihma mjekesore. Nga perplasja te trija automjetet jane demtuar thuajse plotesisht dhe nga forca e goditjes ato kane devijuar jashte rruges nacionale. Policia e cila shkoi ne vendngjarje per te kryer hetimet, beri te ditur se shkak i ketij aksidenti te trefishte ka qene parakalimi i gabuar i njerit prej mjeteve. Drejtuesi i mjetit qe u be burim aksidenti, do te shoqerohet per t'u marre ne pyetje nga policia. Ndersa ne oret e vona te mbremjes se djeshme, nje kalimtar eshte perplasur per vdekje ne qytetin e Vlores. Fuat Murtaj 35 vjec, po kalonte rrugen prane "Omonias", kur eshte perplasur nga nje automjet me targa te Tiranes, shoferi i te cilit u largua nga vendngjarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›