Fshihej ne banese, kapet Hasani
Sukth- Tentoi te vidhte piken e kembimit valutor, duke terrorizuar me pas edhe zonen me granate ne dore, policia ka arrestuar emigrantin si te dyshuarin e kesaj ngjarjeje. Eduart Hasani, 23-vjec, lindur ne Diber dhe banues ne lagjen numer 5, Sukth, Durres, i proceduar me pare penalisht pare per vepren penale te "mbajtjes pa leje te armeve dhe lendeve eksplozive", u arrestua dje ne banesen e tij. Sipas policise i arrestuari ishte kthyer prej disa ditesh nga Greqia, ku kishte punuar per nje periudhe te shkurter kohore pa leje qendrimi. Arrestimi i te riut eshte kryer pasi kater dite me pare, rreth ores 20:35, i maskuar dhe i armatosur ka tentuar te vjedhe piken e kembimit valutor "Money Gram", ne pronesi te H.Salillari, 55-vjec, banues ne lagjen Perimore, Sukth-Durres. Sipas hetimeve pas " deshtimit" grabitjes, ne tentative per t'u larguar nga vendi i ngjarjes me nje autoveture te tipit Benz 240, "Taxi" me targe DR5163D ne pronesi te taksistit Mehmet Meta, ka hasur ne kundershtimin e tij, te cilin e ka qelluar nje here me arme zjarri duke i shkaktuar demtime ne kemben e djathte. Efektivat e Drejtorise se Policise se Qarkut Durres, te sinjalizuar per ngjarjen, kane shkuar menjehere per te bere te mundur arrestimin e te riut, por ai ka nxjerre nje granate duke kercenuar se do t'ua hidhte atyre dhe me pas eshte larguar ne erresire. Policia ka shpjeguar se arrestimi i 23-vjecarit u be prane baneses se tij ne Durres, pa hasur ne rezistence. Policia pas kontrollit te baneses se tij, ka bere te mundur sekuestrimin ne cilesine e proves materiale te nje arme zjarri automatik model 56, dy krehera automatiku, 14 gezhoja, si dhe nje pjese te rrobave qe mbante veshur per kamuflim autori, te cilat dyshohet se kishte veshur ne momentin e kryerjes se krimit. Hetimet ne ngarkim te Hasanit do te ndiqen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres, per veprat penale te "vjedhjes me arme te mbetur ne tentative" dhe "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake", dhe "plagosjes me dashje". Hasani pritet qe te dale pas dy ditesh para gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, ku edhe te njihet me masen e tij te sigurise, si dhe te jape shpjegimet e tij.
4
Dite
Me pare Eduart Hasani dyshohet se nen kercenimin e armes, i maskuar ka hyre ne ambientet e nje kembimi valutor "Money Gram", por nuk ka mundur dot te vjedhe asgje, duke u larguar jashte.