Solana: Bosnja Hercegovina të shpejtojë reformat
Bruksel-Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana ftoi sot Bosnjën të shpejtojë reformat, me rastin e marrjes së detyrës së përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në vend. "Ne duhet të shohim që liderët politikë dhe parlamentarë boshnjakë janë me të vërtetë të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të vendit. Vetëm deklaratat nuk janë të mjaftueshme"-deklaroi Solana për të përditshmen "Nezavisne Novine".
Solana nënvizoi, ndër të tjera, se përfaqësuesi i ri ndërkombëtar në Bosnjë, austriaku Valentin Inzko, "është një diplomat me eksperiencë, që e njeh shumë mirë Bosnje-Hercegovinën". "Jam i bindur se ai do të bëjë gjithçka për të lehtësuar procesin politik në vend dhe ka mbështetjen time të plotë. Por përgjegjësia për përparime u takon liderëve boshnjakë, që duhet të forcojnë përpjekjet e tyre në këtë drejtim", nënvizoi ai.
Solana nënvizoi se Bosnja duhet të reformojë Kushtetutën e saj, e veçanërisht disa nene që janë në mospërputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe administratën e saj "tepër të komplikuar dhe tepër të shtrenjtë". Një reformë e institucioneve qendrore të vendit, të ndarë në dy entitete, dështoi në 2006-n.
Negociata të reja u ndërmorën në nëntor 2008 nga liderët e tre komuniteteve kryesore (myslimanët, serbët dhe kroatët), por ata ranë sërish ndesh me pozicionet e tyre të fillimit, që janë tepër të ndryshme.