E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje ndërfetare në Nigeri

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 12:10

Zyrtarët e zgjedhjeve në Nigeri deklaruan të martën presidentin, Goodluck Jonathan, fitues të zgjedhjeve presidenciale të atij vendi, ndërkohë që shpërthyen trazirat në pjesën veriore që banohet kryesisht nga myslimanët, për të protestuar kundër rezultatit.

Zyrtarët theksuan se Jonathan mori 22 milion vota në zgjedhjet e së shtunës, afro dyfishin e votave që mori sfiduesi i tij kryesor, ish-sunduesi ushtarak, Mhammadu Buhari, i cli grumbulloi 12 milion vota.

Jonathan fitoi vota të mjaftueshme, për t’iu shmangur rrethit të dytë zgjedhor, pasi që në përgjithësi fitoi 57 për qind të votave.

Lajmi i fitores së Jonathamit nxiti trazira në rajonet veriore të Nigerisë.

Kryqi i Kuq llogarit se më shumë se 270 njerëz janë plagosur dhe rreth 15 mijë të tjerë janë zhvendosur si rezultat i dhunës.

Mbështetësit e opozitës pohojnë se vota u manipulua dhe u vunë zjarrin shtëpive, dogjën goma makinash dhe qëlluan policinë me gurë si protestë ndaj rezultateve.

Asnjë nga partitë opozitare të Nigerisë nuk ka certifikuar zgjedhjet dhe partia e Buharit ka sfiduar zyrtarisht rezultatin.

Presidenti Jonathan bëri thirrje që t’i jepet fund dhunës.

Ai tha se ambicia e politike e askujt nuk vlen sa gjaku i asnjë nigeriani.

Shumë prej shumicës myslimane në veri mbështetën Buhari, që është mysliman.

Presidenti Jonathan, i krishterë, kryesojë jugun e vendit, të banuar kryesisht me të krishterë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›