E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët në Maqedoni të diskriminuar në punësim

Nga Express më 19 prill 2011 në ora 12:38

Gjatë dy muajve të fundit janë hapur konkurse për rreth 2300 veta për tu punësuar në administratën shtetërore të Maqedonisë, prej të cilëve janë vetëm rreth 250 shqiptarë.

Kjo bëhet e ditur nga burime qeveritare, ku siç nënvizohet punësimet realizohen ekskluzivisht nga partia VMRO-DPMNE,e kryeministrit Nikola Gruevski, ndërsa punësimet pakicë të rreth 250 vetave realizohen përmes sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Konkurset janë hapur nga fundi i muajit shkurt e deri në fillimin e muajit prill, kur edhe janë përfunduar procedurat e realizimit.

“VMRO-DPMNE deri në momentin e fundit po tenton që të realizojë synimet e saj për punësimin e aktivistëve nëpër institucionet shtetërore. Këto janë punësime që janë realizuar dhe po realizohen deri në orët e fundit. Janë shifra shumë të mëdha të punësimeve brenda këtyre viteve të qeverisjes së kësaj partie, që kanë ndikuar shumë tani edhe në uljen e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve”, theksoi një përfaqësuesi i lartë i qeverisë në kushte anonimiteti.

Në tre-mujorin e vitit të kaluar u realizuan punësimet e mbi 5 mijë administratorëve dhe të punësuarve të tjerë nëpër institucione që ishin vetëm me kontrata pune.

Në kuadër të kësaj shifre, mbi 80 për qind ishin të punësuar maqedonas, që përfituan vendimet e punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›