E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryekomunari 30 vete ne polici

Vetem diten e djeshme kane dhene deshmite e tyre 20 vete kryesisht te aferm te familjes Veseli dhe bashkepunetore te kreut te komunes Terthore. Policia e Kukesit po punon me rimbledhjen e deklarimeve ndersa po pret pergjigjen e analizave nga laboratori kriminalistik i Tiranes per krimin e ndodhur mbremjen e kesaj te hene ne qytetin verilindor. Remzi Veseli u qellua me tre plumba per vdekje nga nje person ende i paidentifikuar. Ndonese sot mbushen 5 dite nga krimi ende nuk ka nje autor apo motiv mbi kete ngjarje te rende. Megjithese ne Kukes po punon nje grup ekspertesh nga me te miret nuk ka te dhena konkrete per vrasjen e Veselit. Dy gezhoja 5 bishta cigaresh dhe ekspertiza mjeko-ligjore jane tre faktet qe ky grup eshte perqendruar ne zbardhjen e krimit. Vrasja me atentat te mirefillte mbetet pista kryesore por dosja e mjekesise ligjore e cila mbahet sekret do te percaktoje nese mes viktimes dhe autorit ka pasur perleshje. Atentati ndaj Veselit konsiderohet si me i rendi qe ka ndodhur ne Kukes duke pasur parasysh cilesite e tij te vecanta si drejtues i nje komune i zgjedhur dy here radhazi si dhe rrethanat e vrasjes. Veseli kishte deklaruar ditet para vrasjes se do te hidhte serish kandidaturen si kreu i komunes kufitare me Kosoven ate te Terthores. Dyert e godines se kesaj komune qendrojne te kycura qe prej dites se vrasjes se Veselit. Punonjesit e administrates ende nuk kane gjetur forca per te thyer peshen e rende te dhimbjes pas humbjes se kryekomunarit i cili drejtonte qe nga viti 2005. Zyra ne katin e dyte eshte ne ate gjendje qe e ka lene Veseli qe javen e shkuar. Perdja eshte e hapur dhe dritarja mbyllur. Dalja e tij e fundit publike ka qene ne dasmen e kreut te opozites Edi Rama. Godina dykateshe e ndertuar me kembenguljen e tij u sherben 4 mije banoreve te gjashte fshatrave qe nisin nga Breglumi ngjitur me qytetin e Kukesit e deri ne Morin ne kufi me Kosoven fshati i lindjes dhe i prehjes se Veselit. Qendra e komunes eshte fshati Bradhoc. Ai e ka humbur gjallerine dhe banoret jane te trishtuar nga ngjarja jo vetem se u vra kreu i komunes por dhe nje djale i kesaj ane. Perballe komunes eshte klubi i fshatit ku Veseli pinte kafe me banoret me te cilet ishte shume i lidhur. Banore te Bardhocit kujtojne dhe veren e kaluar kur ish-kryetari i tyre qendroi ne maje te bjeshkes bashke me ta derisa shuan zjarrin i cili kishte perfshire pyllin. Veseli ishte dhe organizator i shume veprimtarive sportive e argetuese ku bien ne sy kampionatet e futbollit me mbeshtetjen dhe sponsorizimin e tij. Kosova dhe Shqiperi Etnike mbeten aspiratat e tij te parealizuara. Basha PS-se i tregojme hetimin nese nuk nxjerr sekretin

TIRANE - Vrasja e kreut te Komunes se Terthores Remzi Veseli u be teme debati dje ne Kuvend mes maxhorances dhe opozites. Deputetet e PS-se si Asllan Dogjani Ilir Gjoni e Eltar Deda deklaruan se vrasja e kryekomunarit ishte politike. Ajo nuk eshte gje tjeter vecse pika e cila derdhi kupen dhe tregon situaten serioze qe kane marre permasat e krimit dhe pasiguria e jetes ne Shqiperi. Vrasja e kryekomunarit opozitar ne Kukes dhe ajo e deputetit socialist Xhindi nje vit e gjysme me pare jane vrasje kryekeput politike tha Gjoni. Edhe deputeti Dogjani duke bere nje paralele me vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi tha se eshte e ngjashme jo vetem skema e vrasjes ne dere te shtepise ne mes te qytetit por dhe se te dyja vrasjet jane politike ne prag te fillimit te fushates elektorale. Ndaj ketyre deklaratave reagoi ministri i Brendshem Lulzim Basha. Ai u kerkoi deputeteve te opozites qe te mos keqperdorin ngjarjen dhe u shpreh se nuk duhet te nxirret sekreti hetimor. Dy pista jane me te mundshme dhe njera prej tyre fare konkrete. Ky material perben sekret hetimor dhe sekret shteteror por eshte e drejta juaj e pamohueshme te njiheni me kete material ne kushtet e sekretit shteteror dhe per asnje nevoje tjeter sic mund te jete debati politik. Si minister i Brendshem jam i gatshem qe secilin prej perfaqesuesve te opozites keshtu te ngarkuar nga kryetari i opozites apo nga kushdo tjeter brenda rrethanave te sekretit hetimor sot neser dhe deri ne perfundim te ketij hetimi tiu ve ne dispozicion te gjitha materialet. Kjo ne menyre qe ky rast i rende te jete fare i qarte per opoziten e qe ne menyre fare te natyrshme ngjall shqetesimin e qytetareve dhe te atyre qe ndajne perkatesine partiake me viktimen. Por zoteri duhet te jemi shume te kujdesshem tha Basha. e.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›