Përleshje në rrugën“Bill Klinton”

Përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “Bill Klinton” në Dardani. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, për këtë rast janë shoqëruar disa persona në stacionin e Policisë. Ajo ka thënë se ende nuk dihen motivet e përleshjes. transmeton KTV-ja.
Disa nga personat kanë pasur edhe armë të ftohta në duar. Ata kanë ndalur një autobus të linjës Prishtinë-Fushë Kosovë, pak pasi është nisur nga stacioni. /Indeksonline/