SHBA, Gjermania dhe Britania e lavdërojnë privatizimin e PTK-së

Ambasadat e Gjermanisë, të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë, në Kosovë, e kanë mbështetur privatizimin e PTK-së.
Nëpërmjet një kumtese për mediume, këto tri ambasada theksojnë se “me miratimin nga qeveria të ofertës së Axos Consortium për Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK), Kosova ka bërë sot një hap të rëndësishëm drejt forcimit të zhvillimit ekonomik”.
Mëtutje, theksohet se “privatizimi i PTK-së paraqet një mundësi të rëndësishme për rivitalizimin e sektorit të teknologjisë informative dhe telekomunikimit dhe është thelbësor për rritjen ekonomike të Kosovës”.
Pastaj të tri ambasadat presin që “qeveria të bëjë përparim të vazhdueshëm për të siguruar se të gjitha përpjekjet e ardhshme të Kosovës në privatizim janë transparente dhe në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira”./Indeksonline/